Shqiptari që u zgjodh deputet i Parlamentit Zviceran

Autori: Gazeta inFokus
22:07 | 22 October 2023
Në zgjedhjet që u mbajtën sot për Parlamentin Federal të Zvicrës, ka ndodhur pika e kthesës. Një kandidat me rrënjë shqiptare është zgjedhur deputet dhe fjala është për Islam Alijajn, kandidat i Partisë Socialdemokrate (SP).
Ai ka fituar 95.054 vota nga qytetarët e Zvicrës me të drejtë vote.
Alijaj, duke qenë person me nevoja të veçanta, ështe i njohur për angazhimin e tij të palodhshëm për të drejtat e kategorisë së njerëzve të cilës i takon.
Ai ka qenë deri më tani asamblist shumë aktiv në Asamblenë e Qytetit të Cyrihut. Por, më shumë se kaq, Alijaj është një lobist i flakët, në nivel vendi, për çështjen e personave me nevoja të veçanta.
Për një vend në Parlamentin Federal të Zvicrës kanë vënë kandidaturën e tyre rreth 30 politikanë me rrënjë shqiptare. Bazuar në informatat që albinfo.ch ka deri më tani, Islam Alijaj është i vetmi që ka fituar.
Me fitoren e tij, komuniteti shqiptar i Zvicrës bëhet për herë të parë me një deputet të nivelit federal. Një moment për histori./albinfo.ch/

Të tjera
-
Kërcë*nimet ndaj Osmanit, reagon ambasadori britanik
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka reaguar pas kërcënimeve...
-
Protesta e bizneseve, Reuters shkruan: Kurti s’ka dhënë asnjë shenjë të tërheqjes
Agjencia e lajmeve Reuters, ka shkruar për protestën e mbajtur sot në Prishti...
-
Të përfshirë në trafik droge dhe pjesë të grupeve krim*inale, ekstradohen në Itali tre shqiptarë
Tre shtetas shqiptarë, të implikuar në veprimtari në fushën e narkotikëve, in...
-
Kapet i kërkuari për keqpërdorim të pozitës në Mitrovicë
Policia e Mitrovicës së Jugut ka arrestuar sot një person i cili ishte i kërk...
-
Gërmime në Burgun e Dubravës, dyshohet për mbetje mortore
Ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë filluar gërmimet në ambientet e...
-
Ambasadori britanik për kërcënimet ndaj Osmanit: Heshtja nuk është një opsion, ne zgjedhim solidaritetin
Jonathan Hargreaves, ambasador britanik në Kosovë, ka reaguar në lidhje me kë...
-
Basha: Nuk besoj që i ka zënë në befasi bizneset, është dashur të përgatiteshin më herët
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka komentuar protestën e bizne...
-
Krizë pas krize, Maliqi kritikon Kurtin: Ky shtet shpejt ka për t’u mbajtur vetëm me bujq, vitra dhe diasporë
Analisti Agon Maliqi ka thënë se për shkak të masave të BE’së 600 milionë eur...
-
Abazi për Kurtin: Azgan me qytetarët e biznesin, në favor të shitblerësve të rrymës – Zoti e bëftë hajr
Ish-deputeti i AAK-së, Haki Abazi ka reaguar për protestën e bizneseve të cil...
-
Raportimi i Infokusit – Rizvanolli i thur lavde Ylber Batallit financuesit të VV-së që u emërua kryshef në KEK
Gazeta Infokus të hënën raportoi eksluzivisht se në krye të Korporatës Energj...
-
“Defender Europe 2025”, një divizion i ushtrisë amerikane do të vendoset në Kosovë, stërvitje me FSK-në
Rreth 180 pjesëtarë nga Divizioni i 28-të i Këmbësorisë i Gardës Kombëtare t...
-
Sëmundjet e bartura nga minjtë shkaktojnë krizë në Sarajevë
Në Sarajevë është edhe një herë viti i miut. Postimet në mediat sociale ng...