Lajme

Shqiptari nuk shërbehet në një kafene në Londër, arsyeja do ju lë pa fjalë!

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 27 September 2017

Një ndërtimtar shqiptar është përjashtuar nga një kafeteri në Londër për shkak të rrobave të tij.

Alban Saiti 35-vjeçar provoi të merrte një kafe në “Raoul’s”, por një gjë e tillë nuk iu lejua “sepse kishte rroba të ndyta”.

“Ne nuk mund të ju shërbejmë juve. Ju jeni të ndytë”, i kishte thënë kamerieri Saitit.

-Advertisement-

Kosovari ka thënë për “The Sun” se i ishte përgjigjur menjëherë kamerierit sepse ishte ndjerë shumë keq. “I thash ‘Unë nuk punoj në një zyre, jam ndërtimtar. Çfarë duhet të bëj, të zhvishem?’”.

Saiti thotë se ka jetuar në Londër qe 20 vjet dhe se nuk është poshtërurar kurrë kaq keq në jetën e vet.

Ndërkohë pronarja e kafeterisë, Geraldine Leventis ka thënë se “Saiti nuk ishte i pistë, por kishte rroba të ndërtimtarëve me njolla në pantallona”.

“Nuk po them asgjë kundër, por në të kaluarën kemi pasur ndërtimtarë që kanë ardhur dhe i kemi kthyer sepse kanë pasur rroba të ndërtimtarëve. Njerëzit e kundërshtojnë atë vendim. Por ne nuk i largojmë njerëzit pa arsye. Kërkojmë falje nëse kjo nxjerr probleme”, ka thënë ajo.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera