Lajme

Shqiptari nga Kosova nderohet me Medalje në Gjermani (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 21:02 | 24 May 2017

 

Kolë Marleku, një shqiptar nga Klina i cili ka biznesin e tij (Restoran IL Lago – Markt Schwaben) në Munih të Gjermanisë, me datë 3 tetor 2016, kishte rrezikuar jetën e tij duke u futur në liqe për ta shpëtuar një fëmijë që po mbytej.

Ky akt human i shqiptarit nga Kosova, mori jehonë në tërë landin e Bavarisë dhe jo vetëm.  Shteti gjerman, konkretisht Presidenti i Bavarisë, Horst Seehofer, dekoroi sot në Munih të Gjermanisë me Medaljen “Christophorus-Medallie”, zotëriun Kolë Marleku.

-Advertisement-

Vlen të theksohet se kjo medalje u ndahet personave që bëjnë akte të tilla humane duke rrezikuar jetën e tyre në shpëtim të të tjerëve. Ky akt i z.Marleku, tregon se populli shqiptar jo rastësisht karakterizohet me vlera të mirëfillta humane siç janë sakrifica dhe ndihma ndaj të tjerëve!/INFOKUSI/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera