Lajme

Shqiptari në Gjermani kthen picerinë në vendtakim për pazaret e “Ndranghetës” (EMRI)

Autori: Gazeta inFokus 18:17 | 05 June 2023

Disa trafikantë shqiptarë të përfshirë në një mega trafik droge në Europë, si dhe në bashkëpunimin me klanet mafioze kalabreze, “Ndrangheta”, kanë në pranga të autoriteteve italiane, gjermane dhe belge.

Bëhet me dije se mes 25 urdhër-arresteve të lëshuara me urdhër të Prokurorisë italiane, pjesa më e madhe janë shqiptarë me banim në Belgjikë, mes tyre edhe Fisnik Smajlaj, i shpallur në kërkim që prej vitit 2008.

Mediat italiane shkruajnë se lokali i këtij të fundit, “Piceri Dino” në Frankfurt, Gjermani ishte kthyer në një bazë të mafies kalabreze, “Ndrangheta”dhe veprimtarisë së tyre kriminale.

-Advertisement-

Në lokalin në pronësi të shqiptarit planifikoheshin pazaret e kokainës mes trafikantëve. Policia gjermane ka përgjuar një takim që kishte për objekt blerjen e 50 kilogramëve kokainë, e cila nga Amerika e Jugut kishte mbërritur në Gjermani dhe më në fund do trafikohej në Itali për t’u shitur me doza.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera