Lifestyle

Shqiptari më i urryer në SHBA, shlyen borxhet me shtetin amerikan

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 29 July 2021

Albumi të cilin Wu-Tang Clan shpenzoi 6 vjet për ta krijuar, i kushtoi 2 milionë dollarë Martin Shkrelit për ta blerë. Tani, është pikërisht ai që e nxjerr nga telashet shqiptarin më të urryer në SHBA.

Sipërmarrësi mashtrues e nxori në shitje në e-bay albumin e papublikuar, dhe paratë e përftuara prej tij rezultuan të mjaftueshme për të mbyllur pjesën e mbetur të borxhit prej 7.4 milion dollarësh që i riu me origjinë shqiptare i kishte mbetur shtetit amerikan pas dënimit në vitin 2018.

Albumi ishte i paketuar në një kuti argjendi dhe nikeli të punuar me dorë, e cila përfshin një libër me 174 faqe të mbështjella me lëkurë. Ai do të konsiderohet nga blerësit më shumë si pjesë e artit bashkëkohor. 38-vjeçari Shkreli duhet të lirohet nga burgu në tetor të vitit 2022 pasi të ketë përfunduar dënimin me 7 vite heqje lirie.

-Advertisement-

Ai u arrestua pasi në 2015 e rriti me 5,000% çmimin e Daraprim, një ilaç i cili kishte qenë shumë i lirë përpara kësaj dhe përdorej për të trajtuar toksoplazmozën, infeksioni parazitar i cili mund të rezultojë fatal për personat e prekur nga AIDS apo çrregullime të tjera të sistemit imunitar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera