Lajme

Shqiptari masakron një person me sëpatë!

Autori: Gazeta inFokus 20:08 | 03 August 2017

Kapet pas 14 vitesh nga policia greke një 35 vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, i akuzuar për një ngjarje të ndodhur në Tripoli në vitin 2003, ku shqiptari vrau me sëpatë një biznesmen grek.

Pas ngjarjes shqiptari u arratis nga Greqia. Një jetë të tërë shqiptari, i cilësuar i rrezikshëm nga mediat greke, i kishte arritur t’i shpëtonte policisë. Kur tentoi të kthehej përsëri në Greqi i erdhi ora për të paguar, siç shkruan gazeta greke “Protothema”.

Shqiptari, i cili akuzohet për vrasje dhe për drogë, u kap në Kakavijë në anën greke. Gjatë kontrollit të pasaportës u pa që për 35 vjeçarin kishte urdhër arresti nga prokuroria e Delvinaqit, i akuzuar për veprën penale “Vrasje me dashje”, “për të ardhura të fituara nga aktiviteti kriminal” dhe “për drogë”. Shqiptari 35 – vjeçar nga Delvinaqi do të transferohet për gjykim në Tripoli.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy