Lajme

Shqiptari kapet me 350 mijë euro drogë në Maqedoninë e Veriut

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 08 November 2021

Një qytetar i Shqipërisë është arrestuar në Maqedoninë e Veriut pasi është kapur me drogë me vlerë prej 350 mijë euro.

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut njofton se qytetari i Shqipërisë është kapur mbrëmjen e djeshme në fshatin Orovsnik të Komunës së Debarcit.

“Është privuar nga liria 38-vjeçari M.P. nga Shqipëria”, njoftojnë mes tjerash nga MPB.

-Advertisement-

Autoritete thonë se aksioni policor është rezultat i ndjekjes së aktiviteteve të disa shtetasve të Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut.

“Gjatë kontrollit të makinës “Citroen Berlingo” me targa të Shqipërisë, që po drejtohej nga M.P., në pjesën e pasme të makinës janë gjetur dhe sekuestruar 100 pako me marijuhanë, me peshë prej 100 kg, që arrin vlerën e 350.000 eurove”, thuhet në njoftimin e MPB-së./abcnews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera