Lajme

Shqiptari dhe e dashura rumune kapen me kokainë dhe 70 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 27 June 2017

Një shqiptar dhe e dashura e tij rumune kanë përfunduar në prangat e policisë italiane në Firence, pasi u kapën me kokainë.

Të arrestuarit janë Leonard Gjoka 32 vjeç dhe e dashura e tij Florina Catalina Ancuta 25 vjeç. Ata u vunë në pranga gjatë ditës së djeshme, pasi në banesën e tyre u gjetën 2 kilogramë kokainë.

Ndërkohë policia i gjeti çiftit edhe një shumë prej 70 mijë euro, të cilat dyshohet të jenë fryt i shitjes së lëndës narkotike.

-Advertisement-

Ndaj të dyshuarve vijojnë ende hetimet, ndërkohë që po punohet për të zbuluar bashkëpunëtorët e tjerë të tyre

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera