Lifestyle

Shqiptari çudit botën/ Propozimi i zjarrtë për martesë i djeg shtëpinë, por…(FOTOT)

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 07 August 2020

Një rast i rrallë ka nodhur në Britaninë e Madhe ku zjarri i dashurisë për të dashurën e tij i dogji shtëpinë 26-vjeçarit me origjinë shqiptare, Albert Ndreu. Lajmi po bën xhiron e botën pasi në momentin që i riu kishte përgatitur çdo gjë për t’I propozuar të dashurës për martesë shtëpia ka marrë flakë.

Alberti kishte vendosur t’i propozonte të dashurës së tij Valerija Madevic në mënyrën më romantike të mundshme. Kështu që ai mbushi shtëpinë me qirinj, me shumë drita dhe 60 tollumbace. Në pamjet e publikuara nga mediat shihet se me qirinj të ndezur në dysheme ai kishte shkruar “Martohu me mua?” ndërkohë përreth nuk mungonin petalet e trëndafilave dhe shishja e verës.

Mediat e huaja shkruajnë se pasi i ka bërë të gjitha përgatitjet ai ka shkuar për të marrë të dashurën por për fat të keq kur është kthyer e ka gjetur shtëpinë të përfshirë nga flakët. Menjëherë pasi panë zjarrin të rinjë njoftuan zjarrëfikësen ku tre ekuipazhe zjarrëfiksesh nga “Yorkshire Fire dhe Rescue” arritën në vendngjarje duke shuar zjarrin që për fat të mirë nuk lëndoi asnjë person.

-Advertisement-

Mirëpo asgjë nuk mbaron me kaq pasi shqiptari e kishte vendosur që sido që të arrij puna propozimin do ta bënte. Kështu siç raportojnë mediat e huaja Ndreu në banesën e djegur ku vetem muret kishin mbetur dhe gjithçka tjetër ishte kthyer në hi ai është ulur në gjunjë dhe i ka propozur 22 vjeçares për martesë ku dhe ka marrë përgjigjen “PO’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera