Lajme

Shqiptari arratiset me çarçafë nga burgu në Itali natën e Vitit të Ri

Autori: Gazeta inFokus 19:47 | 01 January 2022

Një shtetas shqiptar është arratisur nga burgu i Vercelllit, në Italinë Veriore, gjatë festimve për Vitin e Ri.

I burgosuri shqiptar po vuante dënimin për grabitje me dhunë në një vilë.

Ai u arratis duke zbritur përmes çarçafëve nga kati i katërt, pasi kishte sharruar hekurat.

-Advertisement-

Bashkëpunëtorët e prisnin jashtë burgut dhe e detyruan rojtarin të hapte derën. Shoku i qelisë, gjithashtu me origjinë shqiptare, u arrestua.

I arratisuri dyshohet se ka thyer krahun teksa zbriste me çarçafë.

Pika kontrolli janë vendosur në të gjithë qarkun, raporton Ansa, transmeton Klankosova.tv.

“Vëzhgimi nga jashtë nuk ka prej vitesh sepse muri i burgut është i papërdorshëm”, tha Nicandro Silvestri, komandant i policisë së burgut të Vercellit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera