Shqiptarëve iu shkurtua më së shumti jeta në Evropë nga pandemia e COVID-19

Autori: Gazeta inFokus
09:48 | 28 April 2022
Jetëgjatësia e pritshme në lindje e shqiptarëve në vitin 2020 u shkurtua me 1.7 vite në 2020-n, si rrjedhojë e pasojave të pandemisë.
Por, të dhënat e fundit të publikuara nga Eurostat tregojnë se pasojat e Covid-19 në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut kanë qenë më të rëndat. Në Maqedoninë e Veriut, jetëgjatësia u shkurtua me 2.2 vite, më shumë nga të gjithë shtetet e tjera të Evropës. Shqipëria renditet e dyta, pas Maqedonisë së Veriut. Të dhënat për Kosovën mungojnë. Për të gjithë Evropën, jetëgjatësia shënoi një rënie prej -0.9 vjet.
Të dhënat e mëparshme të Eurostat dhe institucioneve statistikore rajonale kanë treguar se Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova janë tre shtetet që kishin rritjen më të madhe të vdekjeve shtesë gjatë pandemisë.
Sipas të dhënave zyrtare të ASK (Agjencisë së Statistikave të Kosovës), në Kosovë, vdekshmëria kumulative shtesë për periudhën mars 2020-shtator 2021 në krahasim me periudhën përkatëse mesatare 2018-2019 ishte +43.4%.
Për Maqedoninë e Veriut, rritja e fataliteteve për të njëjtën periudhë është +42.6%, sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave të Republikës së Maqedonisë, të përpunuara nga Monitor.
Të dhëna të tjera të Eurostat, për vdekjet javore, ku raporton dhe Shqipëria, tregojnë se për periudhën 2 mars 2020-19 shtator 2021, fatalitetet shtesë u rritën me 34.6%, duke e renditur vendin tonë të tretin në Evropë.
Evropa
Sipas Eurostat, në vitin 2020, jetëgjatësia në lindje në BE ishte 80.4 vjet. Kjo shifër ishte 5.7 vjet më e lartë për gratë (83.2 vjet) sesa për burrat (77.5 vjet). Në fakt, jetëgjatësia e femrave ishte më e lartë se jetëgjatësia e meshkujve në çdo rajon me të dhëna të disponueshme.
Krahasuar me vitin 2019, jetëgjatësia në lindje pësoi një rënie (-0,9 vjet). Meshkujt patën një rënie më të madhe të jetëgjatësisë (-1.0 vjet) sesa gratë (-0.8 vjet). Megjithatë, kjo ulje e jetëgjatësisë në lindje lidhet me rritjen e papritur të vdekshmërisë në vitin 2020 për shkak të pandemisë COVID-19, sipas Eurostat.
Në vitin 2020, rajonet në BE me nivelet më të larta të jetëgjatësisë në lindje ishin në Francë, Spanjë, Itali dhe Greqi. Rajoni i BE-së me jetëgjatësinë më të lartë në lindje ishte ishulli francez i Korsikës (84,0), i ndjekur nga Ishujt Balearik në Spanjë (83,9) dhe rajoni i Epirit në Greqi (83,8).
Nga ana tjetër, rajonet e BE-së me jetëgjatësinë më të ulët në lindje ishin të gjitha në Bullgari: Veri-Perëndim (72.1), Veri-Qendror (72.8) dhe Bullgaria Veriore dhe Juglindore (72.9).
Ishulli francez i Korsikës kishte jetëgjatësinë më të lartë të femrave (87.0 vjet), i ndjekur nga rajoni spanjoll i Galicia (86.7). Dy rajone franceze (Loire dhe Midi-Pyrénées), Ishujt Åland në Finlandë dhe rajoni i Epirit në Greqi shënuan të njëjtën jetëgjatësi të femrave; 86.4 vjet.
Nivelet më të larta të jetëgjatësisë së meshkujve në lindje u regjistruan në rajonin e Epirit në Greqi, rajonin e Umbrias në Italinë qendrore dhe Ishujt Balearik në Spanjë (të gjithë 81.4)./abcnews.al

Të tjera
-
Zgjedhjet në Shqipëri: Ja kandidatët që siguruan mandatin nga listat e mbyllura në qarqet ku ka përfunduar numërimi
Me përfundimin e numërimit të votave në disa qarqe të Shqipërisë, janë bërë p...
-
Kurti njofton se ka udhëtuar në Poloni për të marrë pjesë në konferencën IMPACT 2025
Kryeministri në largim, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Poznan të Polonisë ku...
-
“Pastrimi” ndërprenë grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë, shkak borxhi 2.7 milionësh nga komuna
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi SH.A.” ka njoftuar se është e detyr...
-
Miftaraj kritikon deputetët e VV: Kuvendi po duket si sfilatë mode – kur jeton i pasur nga buxheti i popullit, nuk kupton hallet e popullit
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reagua...
-
Ekstradohet nga Kosova në SHBA administratori kryesor i tregut kriminal online, ngarkohet për mashtrim dhe vjedhje të identitetit
Liridon Masurica (33-vjeçar) nga Gjilani i njohur si “@blackdb” është ekstrad...
-
Deputetët britanikë kërkojnë ndryshim qasje ndaj Serbisë, shkak pjesëmarrja në paradën ushtarake në Moskë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka nxitur reagime të forta ndërkombët...
-
Kurti udhëton për në Poloni, merr pjesë në konferencën IMPACT 2025
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drej...
-
Numërohen 98% e kutive të votimit në Shqipëri, PS siguron fitoren, PD rënie krahasuar me 2021
Kur janë numëruar 98% e kutive të votimit brenda Shqipërisë, Partia Socialist...
-
BE-ja vlerëson zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri: Në përgjithësi u organizuan mirë
Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evr...
-
Pas disa javësh në arrati, arrestohet i dyshuari për tentim vra* sje në Pejë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Vrasj...
-
Gucati për vizitën e Trëndafilovës në Kosovë: Për të mirë nuk ka ardh, ka ardhur që ta provokoi situatën
Kryetari i OVL së UÇK-së, Hysni Gucati ka quajtur si “të suksesshëm” aksionin...
-
Tirana pret 55 liderë europianë më 16 maj, zbulohet agjenda
Tirana po bëhet gati të presë 55 lider europianë për Samitit të Komunitetit P...