Shqiptarëve iu shkurtua më së shumti jeta në Evropë nga pandemia e COVID-19
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/04/shq-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
09:48 | 28 April 2022
Jetëgjatësia e pritshme në lindje e shqiptarëve në vitin 2020 u shkurtua me 1.7 vite në 2020-n, si rrjedhojë e pasojave të pandemisë.
Por, të dhënat e fundit të publikuara nga Eurostat tregojnë se pasojat e Covid-19 në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut kanë qenë më të rëndat. Në Maqedoninë e Veriut, jetëgjatësia u shkurtua me 2.2 vite, më shumë nga të gjithë shtetet e tjera të Evropës. Shqipëria renditet e dyta, pas Maqedonisë së Veriut. Të dhënat për Kosovën mungojnë. Për të gjithë Evropën, jetëgjatësia shënoi një rënie prej -0.9 vjet.
Të dhënat e mëparshme të Eurostat dhe institucioneve statistikore rajonale kanë treguar se Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova janë tre shtetet që kishin rritjen më të madhe të vdekjeve shtesë gjatë pandemisë.
Sipas të dhënave zyrtare të ASK (Agjencisë së Statistikave të Kosovës), në Kosovë, vdekshmëria kumulative shtesë për periudhën mars 2020-shtator 2021 në krahasim me periudhën përkatëse mesatare 2018-2019 ishte +43.4%.
Për Maqedoninë e Veriut, rritja e fataliteteve për të njëjtën periudhë është +42.6%, sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave të Republikës së Maqedonisë, të përpunuara nga Monitor.
Të dhëna të tjera të Eurostat, për vdekjet javore, ku raporton dhe Shqipëria, tregojnë se për periudhën 2 mars 2020-19 shtator 2021, fatalitetet shtesë u rritën me 34.6%, duke e renditur vendin tonë të tretin në Evropë.
Evropa
Sipas Eurostat, në vitin 2020, jetëgjatësia në lindje në BE ishte 80.4 vjet. Kjo shifër ishte 5.7 vjet më e lartë për gratë (83.2 vjet) sesa për burrat (77.5 vjet). Në fakt, jetëgjatësia e femrave ishte më e lartë se jetëgjatësia e meshkujve në çdo rajon me të dhëna të disponueshme.
Krahasuar me vitin 2019, jetëgjatësia në lindje pësoi një rënie (-0,9 vjet). Meshkujt patën një rënie më të madhe të jetëgjatësisë (-1.0 vjet) sesa gratë (-0.8 vjet). Megjithatë, kjo ulje e jetëgjatësisë në lindje lidhet me rritjen e papritur të vdekshmërisë në vitin 2020 për shkak të pandemisë COVID-19, sipas Eurostat.
Në vitin 2020, rajonet në BE me nivelet më të larta të jetëgjatësisë në lindje ishin në Francë, Spanjë, Itali dhe Greqi. Rajoni i BE-së me jetëgjatësinë më të lartë në lindje ishte ishulli francez i Korsikës (84,0), i ndjekur nga Ishujt Balearik në Spanjë (83,9) dhe rajoni i Epirit në Greqi (83,8).
Nga ana tjetër, rajonet e BE-së me jetëgjatësinë më të ulët në lindje ishin të gjitha në Bullgari: Veri-Perëndim (72.1), Veri-Qendror (72.8) dhe Bullgaria Veriore dhe Juglindore (72.9).
Ishulli francez i Korsikës kishte jetëgjatësinë më të lartë të femrave (87.0 vjet), i ndjekur nga rajoni spanjoll i Galicia (86.7). Dy rajone franceze (Loire dhe Midi-Pyrénées), Ishujt Åland në Finlandë dhe rajoni i Epirit në Greqi shënuan të njëjtën jetëgjatësi të femrave; 86.4 vjet.
Nivelet më të larta të jetëgjatësisë së meshkujve në lindje u regjistruan në rajonin e Epirit në Greqi, rajonin e Umbrias në Italinë qendrore dhe Ishujt Balearik në Spanjë (të gjithë 81.4)./abcnews.al
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/06/AlejtinBerisha-UNI.jpg)
Të tjera
-
Haxhiu i reagon Bajqinovcit: Kur veriu rrezikonte pastrimin etnik, ti Mefi bëje gjimnastikë me “hellonka”
Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka ngacmuar sot deputetët e PDK-...
-
Nis shkollimi specialistik për 104 specializantë të rinj në institucionet publike shëndetësore
Pas përfundimit të konkursit të tretë me radhë për shkollim specialistik, tas...
-
Media spanjolle: Shqipëria një nga thesaret më të mira të fshehura
Vera është sinonim i diellit, motit ideal, ndjesive të mira dhe dëshirës për ...
-
A mund të ketë zgjedhje të parakohshme në Kosovë?
Data 26 janar e vitit të ardhshëm u vlerësua si më e përshtatshmja për t’u mb...
-
Ambasada e Kosovës në Shkup: Të mos përdoret emri ynë dhe incidenti në Aeroport për politikë të brendshme
Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut përmes një reagimi në llogarinë zyr...
-
Milionat e humbura për digjitalizim të shkollave
Për ta ligjëruar lëndën e Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK), pro...
-
“Hapja e Urës së Ibrit” – Deputetët e VV-së me Qeverinë, i dalin kundër QUINT-it
Ambasadorët e QUINT-it, pas takimit dje me kryeministrin Albin Kurti, treguan...
-
Bajqinovci-deputetëve të PDK-së: Pse s’po e vizitoni Ujmanin, a po e konsideroni ende dhuratë të Rankoviqit?
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka shkruar sot për liqeni...
-
Partia e Ali Ahmetit reagon: Sqarimi i Presidencës së Kosovës për incidentin në aeroport zbuloi gënjeshtrat e VLEN-it
Bashkimi Demokratik për Integrim që drejtohet nga Ali Ahmeti, përmes një komu...
-
Besnik Tahiri drekë lamtumirëse me Szunyog: U angazhua në mbështetje të Kosovës drej integrimit në BE
Deputeti i AAK’së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se ka pritur në një drekë lamtu...
-
Hamza: Shëndetësinë do ta transformojmë në nivel vendi siç e bëmë në Mitrovicë me 180% rritje të investimeve
Kandidati i PDK-së për kryeministër dhe kryetari aktual i Mitrovicës, Bedri H...
-
Haliti: PDK synon t’i fitojë zgjedhjet, në të kundërtën qëndrojmë në opozitë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, thotë se seci...