Ekonomi

Shqiptarët më të diskriminuarit në tregun gjerman të punës

Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 08 June 2018

Shqiptarët dalin të jenë më të diskriminuarit në tregun e punës në Gjermani,pas një studimi të bërë nga Organizata “WZB”, Qendra Shkencore për Hulumtimet Shoqërore, në Berlin.

Ajo krijoi disa kandidatë fiktivë, të cilët ishin nënshtetas gjermanë, të lindur në vitin 1992, të rritur dhe shkolluar në sistemin shkollor gjerman,e vetmja që i dallonte ishte origjina e prindërve, shkruan GazetaFokus.

“Plot 6.000 aplikime fiktive u dërguan në vende të shpallura për 8 profesione të ndryshme, e të dhënat u analizuan në bazë të reagimeve apo mosreagimeve”, shkruan revista gjermane “Der Spiegel”.

-Advertisement-

Konkurruesit me prindër gjermanë morën në 60% të rasteve përgjigje pozitive, ndërsa 51% e tyre me prejardhje jogjermane morën përgjigje pozitive.

Konkurrentët me prejardhje nga Spanja kanë marrë deri në 73% reagime pozitive, duke kryesuar listën e diskriminimit pozitiv dhe duke ua kaluar madje edhe konkurruesve gjermanë./GazetaFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera