Lajme

Shqiptarët rrisin blerjet nga Turqia

Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 19 December 2018

Shkëmbimet tregtare Shqipëri –Turqi kanë pësuar rritje krahasuar me vitin e kaluar. Sipas statistikave të INSTAT , në 11 mujorin e vitit 2018 eksportet e mallrave me Turqinë arritën vlerën e rreth 2 miliardë lekëve, duke qëndruar thuajse në të njëjtin nivel me një vit më parë.

Po rritja ka ndodhur te importet ku rezulton se në periudhën janar-nëntor 2018 ato arritën vlerën 48.5 miliardë lekë , duke shënuar një rritje me më shumë 2 miliardë lekë në krahasim me një vit më parë ku vlera ishte 46,4 miliardë lekë.

Në niveli mujor, eksportet me Turqinë kanë njohur një rënie prej 57 milionë lekësh gjatë muajit nëntor të këtij viti krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Ndërsa importet në këtë nëntor kanë njohur një rritje prej 74 milion lekësh në krahasim me nëntorin e vitit 2017.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera