Rozë

Shqiptarët “pushtojnë” botën

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 10 January 2018

14 shkurti, dita e të dashuruarve do të shënojë edhe ditën e daljes në treg të serisë së rradhës të novelës romantike erotike, Fifty Shades.

Pak ditë më parë u mësua fakti se këngëtarja shqiptare, Rita Ora do të sjellë një vijë melodike që shoqëron filmin, por ka një tjetër surprizë që ka të bëjë me një tjetër shqiptare.

Bëhet fjalë për Dua Lipën e cila do të sjellë një bashkëpunim me Whethan për këngën ‘High’.

-Advertisement-

Surprizën e pjesëmarrjes edhe të Dua Lipës në serialin më të famshëm, e ka bërë me dije Rita Ora në rrjetin social Instagram.

Duket se tashmë këngëtaret shqiptare e kanë vendosur: do të pushtojnë tregun botëror, dhe këtë herë kanë vendosur të bashkojnë forcat e ta bëjnë së bashku.

Suksese Rita dhe Dua!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera