Shqiptarët po shpenzojnë më shumë, por po blejnë më pak

Autori: Gazeta inFokus
18:35 | 15 September 2022
Shqiptarët po shpenzojnë më shumë, por po blejnë më pak. Rritja e çmimeve po jep një goditje të drejtpërdrejtë te konsumi, që po ndihet tek të gjitha pikat e shitjeve në vend.
Të dhënat e publikuara nga INSTAT për periudhën prill-qershor, kur inflacioni nisi të bëhej realisht shqetësues, tregojnë se asnjë kategori në tregtinë me pakicë nuk arriti t’i shpëtojë krizës.
Kur ushqimet u shtrenjtuan me mesatarisht 11.3% për këtë periudhë, xhiroja e bizneseve u rrit me vetëm 4.8%.
Te karburantet, “kursimi” ishte edhe më i theksuar: çmimi ishte 23.7% më i shtrenjtë, por shitjet vetëm 5.2% më të larta. Vetë shitësit e konfirmojnë se tregtia nuk është në ditët e saj më të mira.
Tregtarët po e blejnë mallin më shtrenjtë dhe po shesin më pak. Një arsye pse ata nuk e mohojnë frikën për rënie të kërkesës për konsum, në nivelet e një krize.
Rënia e konsumit është pasqyruar edhe në anketat e zhvilluar nga Banka e Shqipërisë, ku qytetarët shprehen se nuk planifikojnë të rrezikojnë me blerje të mëdha si shtëpia apo një automjet. Ndërsa çmimet kanë rënduar ndjeshëm gjendjen e tyre financiare.

Të tjera
-
Vrasja e Liridona Ademajt, nis seanca gjyqësore
Ka nisur seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademaj...
-
Haradinaj takon ambasadorin Malaj: Kosova dhe Shqipëria janë më të forta kur veprojnë së bashku
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar sot me ambasadorin e Shqipër...
-
Raportohet për një shpërthim të fuqishëm në oborrin e minierës Trepça në Stan Tërg
Një shpërthimi fuqishëm ka ndodhur para pak minutave në oborrin e minierës Tr...
-
Tahiri: VV-ja është shkaktare e bllokadës, presidentja duhet të ushtrojë presion për zhbllokim ose të shkojmë në zgjedhje
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllok...
-
Time Kadriaj tregon se çfarë i tha sot Daut Haradinaj për Albin Kurtin
Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka ndarë një moment nga takimi i saj me Dau...
-
“Ku është shqiptarizmi?” – Inxhinierja Ymeri kritikon ashpër Rizvanollin për çmimet super të larta të importit të energjisë
Inxhinierja, Janina Ymeri ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve në sektorin e en...
-
Hasani: Votimi i fshehtë anti-kushtetues, VV-ja e ka fajin për ngërçin politik
Ish Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka bërë me dije se VV-ja i...
-
Dështimi i seancës, Pacolli: Sa poshtërsi politike – a e shihni sa keq është kur dikush nuk e do vendin e vet?
Behgjet Pacolli ka reaguar pas dështimit të 26-të për konstituim të kuvendit....
-
20 vjet burgim ndaj të akuzuarit për vra*sjen në Gllamnik të Podujevës shkaku i konfliktit në trafik
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 20 vjet burgim Orges Zhugollin,...
-
Kadrijaj: Dehari kërkoi që seanca të mos mbahej gjatë festës së Bajramit
Depuetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se insistimi i Kurtit për Albulena...
-
Kosova “nuk ka krizë”, sipas Bashës – ndërkohë Kuvendi s’konstituohet as herën e 26-të
Pas dështimit të 26-të për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit, një deputet i Lë...
-
Çitaku: Është momenti të mendojmë për qytetarin më shumë se për vetveten
Vlora Çitaku ka folur pas dështimit të seancës së 26-të. Ajo theksoi se ës...