Lajme

Shqiptarët po shohin filma, ëndërrojnë të marrin Nishin

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 31 August 2018

I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se ai është mjaft pessimist sa i përket arritjes së një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një adresim para mediave, Gjuriq ka thënë se ‘shqiptarët janë tërbuar prandaj të gjithë politikanët nga Kosova po thirrin për luftë dhe dhunë’, shkruan B92, transmeton Periskopi.

“Të gjithë këta filma mundet vetëm t’i ëndërrojnë dhe pretendimet e tyre imagjinare se mund të arrijnë deri në Nish, por unë do të thoja edhe Vojvodinën dhe Srbobranin (t’a marrin v.j) apo edhe ndonjë qytet tjetët, nuk e di cili do t’i kënaqte apetitet e tyre megalomaniake”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Sipas tij, askush nuk do të mundet t’i detyrojë serbët apo Serbinë të pranojnë një pavarësi imagjinare dhe një territor të imagjinuar.

“Arsyeja e pesimizmit tim qëndron në faktin se çdo ditë e më shumë po shohim se presidenti Vuçiq ka pasur të drejtë kur ka paralajmëruar muaj më herët, se komuniteti ndërkombëtar, po punon shumë që Serbia të mos marrë asgjë nga dialogu por thjesht vetëm ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe asgjë më shumë të mos diskutohet”, ka thënë Gjuriq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera