Lajme

Shqiptarët po e braktisin vendin

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 21 June 2017

Në 12 muajt e fundit kërkesat për azil nga Shqipëria kanë qenë rreth 28 mijë (27955).

Shqiptarët po vazhdojnë të largohet nga Shqipëria. Sipas statistikave nga Eurostat, numri i azilkërkuesve për herë të parë nga Shqipëria në vendet e Bashkimit Evropian në tremujorin e parë të vitit 2017, ishte 5440 me një rënie prej 22% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, raporton albinfo.ch.

Në 12 muajt e fundit kërkesat për azil nga Shqipëria kanë qenë rreth 28 mijë (27955).

-Advertisement-

Në vendin e parë për numrin e azilkërkuesve është Siria, duke pasuar nga Afganistani, Iraku, Pakistani, Nigeria dhe Eritrea dhe Shqipëria.

Në vitin 2015 kërkesa për azil nga Shqipëria arritën kulmin në rreth 67 mijë, të tretët në botë, për të rënë më pas në rreth 28 mijë në 2016-n.

Numri më i madh i azilkërkuesve është në Gjermani me 49 mijë aplikime, duke pasuar nga Italia me 36 900, pastaj Franca 22 000 e Greqia 16 500.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera