Fokus

Shqiptarët në Serbi mirëpresin 200 mjekët e Kosovës, i kanë frikë spitalet serbe

Autori: Gazeta inFokus 16:14 | 15 May 2020

Dërgimi i mjekëve nga Kosova në Serbi veç ndihmës shëndetësore, mund të çliroj shqiptarët që jetojnë atje edhe nga frika e trajtimit në spitalet serbe.

Kjo sidomos për shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët në rast të infektimit me koronavirus duhet të shtrihen në spitalin e Vranjës ku nuk punon as edhe një shqiptar, shkruan gazeta inFokus.

Kjo pavarësisht që 30% e popullsisë në këtë rajon është e komunitetit shqiptar.

-Advertisement-

E tash kërkesa e shoqatës së mjekëve në Kosovë që të dërgojnë 200 mjek në Luginë të Preshevës, po pritet mirë nga këta të fundit.

Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Serbi, në një intervistë për gazetën inFokus, ka thënë që kjo do të ishte shumë e mirëseardhur ashtu sikurse ndihma prej 500 mijë eurosh që iu nda nga Qeveria e Kosovës.

“Sa i përket situatës me covid ende nuk kemi të konfirmuar nga komuniteti shqiptar e në këtë mënyrë uroj që të mbesim. Është hequr gjendja e jashtëzakonshme po ka shumë masa që kanë mbetur në fuqi. Ajo që vlen të theksohet është se statistikat zyrtare të Serbisë theksohen që janë 7 Bujanovc e 4 Preshevë dhe 4 në Medvegjë por këto nuk shprehin realitetin në teren e deri më tash sigurisht nga Kosova janë lajmëruar shoqata e mjekëve ka kërkuar që të dërgoj 200 mjek në Luginë të Preshevës shpresoj që këto të pranohen nga Republika e Serbisë, pasi thojmë që ka mungesë për mjek e spitali më i afërt është i vVranjës ku nuk punon asnjë shqiptar e çfarë ka rritë mosbesimin në mënyrë të drejtë, e paralajmërimet nga Kosova, Remzi Ejupi më duket se nga 11 mijë teste 1 mijë do tshkojnë për Luginë të Preshevës”, ka thënë Mustafa./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera