Lajme

Shqiptarët, më dorështrënguarit e Europës

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 24 January 2020

Pavarësisht asaj se e quajmë vetën si një popull bujar dhe humane, një gjë e tillë  nuk po del te jete edhe aq e vërtete sipas disa të dhënave të publikuar nga Indeksi Botëror i CAD për 2019.

Sipas këtij publikim vetëm 23 për qind e shqiptarëve janë bujarë dhe të sjellshëm, shkruan Gazeta inFokus.

Ky raport thotë se shqiptarët janë ndër me “dorështrënguarit” në Evropë.

-Advertisement-

Më mirë në rajon renditet Kosova e 62-a , e cila ndiqet nga Bosnje dhe Hercegovina në vendin e 91-ta, Mali i Zi i 119-ti, Serbia e 123-a.

Maqedonia renditet këtë vit e 96, duke tejkaluar edhe vendin tonë dhe duke ngjitur plot 34 shkallë nga një vit më parë që renditej e 130-a.

Indeksi Global i të Dhënit 2019, i publikuar nga Instituti CAF (Charity Aid Foundation) është etiketuar si studimi kryesues për sa i përket bujarisë. Indeksi rendit 140 shtete në tre kategori: të ndihmuarit e të huajve, dhurimi i parave dhe koha e punës vullnetare.

 

Sipas specifikimeve, 35 % e shqiptarëve nuk hezitojnë që të ndihmojnë një të huaj kur i kërkon ndihmë, duke u renditur të 95-tët në botë. Nga ana tjetër, 21 % e shqiptarëve kanë dhuruar para vitin e shkuar, duke u renditur kështu të 75-tët në botë.

 

Ndërsa sa i përket dhurimit të kohës për vullnetarizëm, një studim ky që nuk përbën pikën tonë më të fortë, vetëm 9 % e shqiptarëve kanë dhuruar kohën e tyre për bamirësi ose ndonjë kauzë të ngjashme, duke u konsideruar kështu të 107-ët në botë për këtë indikatorë.

 

Kush janë vendet më bujare sipas Indeksit 2019?

 

SHBA kryeson Indeksin Botëror të CAF-it për herë të parë. Ndiqet nga Myanmar, i cili ka qenë katër vjet me radhë në numrin një në Indeks; e treta Zelanda e Re, më pas Australia dhe Irlanda. Në mënyrë të konsiderueshme më shumë njerëz në të gjithë globin raportuan se ndihmonin një të huaj dhe dhuronin kohë vullnetare, ndërkohë që proporcioni i cili dhuronte para ka rënë për të tretin vit radhazi. Proporcioni i njerëzve në mbarë botën që dhuroi para në vitin 2019, është ende në nivelin më të ulët që nga viti 2014. Dhurimi i parasë është rritur nga vendet e zhvilluara (nga 40% në 42%), por ka rënë në mesin e vendeve në zhvillim (nga 25% në 24%)./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera