Shqiptarët mashtrohen masivisht me blerjen e makinave nga Amerika
Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 02 November 2017
Të blesh online është një lehtësi e madhe sot, por po me kaq lehtësi edhe mund të të vjedhin.
Dhjetëra shqiptarë kanë rënë pre e një mashtruesi ndërkombëtar, që me gjasë është një meksikan, i cili ofron makina në një kompani të tregtimit online. Por që pas pagesës, klientit nuk i përgjigjet më askush.
Dhjetëra qytetarë shqiptarë po bien pre e mashtrimeve nga kompani fantazmë, që ofrojnë shitjen e automjeteve online nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
I tillë është dhe rasti i kompanisë autobrandnet.com, viktimë e së cilës kanë rënë shumë qytetarë, kryesisht nga Tirana dhe Durrësi, vetëm gjatë muajve të fundit Gusht – Shtator.
“Njerëzit hyjnë në website autobrandnet.com kërkojnë të blejnë një makinë, bëjnë pagesë bankare nëpërmjet dokumenteve dhe makina nuk ju vjen. Është një shtetas meksikan, që fshihet pas këtij website”.
Alban Kosova, ekspert teknologjie na shpjegon rastin e një qytetari nga Tirana, që në Gusht u mashtrua për blerjen e një mjeti Volksëagen Passat të vitit 2012.
“Në rastin konkret ka bërë 4 200 dollarë parapagesë me bankë, çmimi real i makinës ishte diku tek 9 000 dollarë”.
Por si funksionon realisht skema e mashtrimit nëpërmjet vjedhjes së të dhënave dhe informacionit nga agjencitë serioze të shitjes së makinave.
“Marrim rastin e një makine të përdorur Porche të viti 2015, që tek autobrandnet.com shitet 24 900 dollarë, e njëjta makinë ndodhet tek ëebsite i besuar, me vlerë 92 mijë dollarë dhe është në ankand, për të cilën shumë persona mund të japin ofertë dhe nuk mund ta blejnë. Ndërsa tek autobrand, me foto të vjedhura të tregon se mund ta blesh direkt, ndërsa realisht mund ta blesh vetëm në ankand”.
Kosova tregon se kanë mundur të shpëtojnë nga mashtrimi disa klientë, të cilët pasi kishin bërë veprimet paraprake, janë paraqitur tek shoqëria e tij, për të siguruar transportin.
Sipas tij, shqetësues është fakti që qytetarët, për arsye të ndryshme, nuk denoncojnë në polici raste të tilla mashtrimi, me shuma të mëdha monetare.
Të tjera
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...
-
Ndalohet për 48 orë një person në Prishtinë, u kap me kợkạḯnë- detaje nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë Antidroga ka ndaluar një veturë në rr...
-
“TikTok” mbyllet për një vit në Shqipëri, “The Guardian” jehonë vendimit të qeverisë
Qeveria e Shqipërisë bëri të ditur një ditë më parë se ka vendosur që të ...
-
Rrihen katër persona mes vete, njëri prej tyre e sulmon policin që intervenoi
Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Ferizaj. Gjatë intervenimit ...
-
Dyshohet se e sulmoi fizikisht gruan, burri lirohet në procedurë të rregullt
Një grua në Prishtinë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i ...
-
Shtiu me ạrmë e më pas e gjuạjti atë, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Një person është arrestuar dje në Veternjk pasi dyshohet se ka shtënë me armë...
-
Fluks i lartë në pikat kufitare – kolona të gjata tek Dheu i Bardhë
Situata në pikat kufitare të Kosovës duke e stërngaruar si rezultat i ardhjes...
-
Starlink në Kosovë, Kurti: Hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale
Kryeministri Albin Kurti ka përshëndetur fillimin e shërbimeve të Starlink në...
-
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Një aksident ka ndodhur mesnatës e së shtunës në magjistralen Prishtinë – Fer...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...