Shqiptarët kryesojnë listën për emigrantët e kthyer
Autori: Gazeta inFokus
10:00 | 14 December 2017
Organizata Ndërkombëtare e Migrimit (IOM) ka bërë me dije se Shqipëria është vendi që ka përfituar më tepër nga programi i saj i kthimit dhe riintegrimit në atdhe, për vitin 2016. Sipas të dhënave, 17’976 shqiptarë janë kthyer në vend, duke kryesuar listën që ndiqet nga irakienët, afganët, serbët, shqiptarët e Kosovës etj.
Organizata Ndërkombëtare e Migrimit(IOM) ka zbatuar një projekt që ka të bëjë me kthimin dhe riintegrimin e emigrantëve që nga viti 1979, cilësohet në një raport të fundit të publikuar. Pikat kryesore të mbështetjes nga IOM-i për emigrantët e kthyer përfshijnë një gamë të gjerë si: ofrimin e këshillimit të para-nisjes, blerjen e biletave të fluturimit, ndihma e udhëtimit dhe ku të jetë e mundur, ofrimi i ndihmës për riintegrim.
Mesatarisht, ndërmjet viteve 2005 dhe 2014, IOM ka ndihmuar 34,000 migrantë në vit. Në linjë me rritjen e vëllimit të migrimit në vitet e fundit, numri i kthimeve është rritur dukshëm.
Në vitin 2016, iu dha mbështetje 98,403 migrantëve që ktheheshin nga 110 vende pritëse ose tranzit në 161 vende ose territore të origjinës. Kjo përbën një rritje prej 41 për qind krahasuar me 2015 (ku ishin 69,540). Në krye të listës gjendet Shqipëria me thuajse 18 mijë të kthyer, ndjekur nga Iraku me 12.7 mijë të kthyer, Afganistani me 7.1 mijë, Serbia me 6.9 mijë, Kosova me 5.8 mijë, Etiopia me 5.6 mijë, Maqedonia me 4.9 mijë, Irani me 4.4 mijë, Ukrahina me 3.4 mijë dhe Rusia me 2 mijë.
Nga 98,403 përfituesit e programit të riintegrimit pas kthimit, në vitin 2016, përafërsisht 32 përqind ishin gra dhe 27 përqind ishin fëmijë. Mbi 3 për qind e këtyre të kthyerve ishin viktima të trafikimit ose emigrantë me nevoja shëndetësore. Përafërsisht 39,000 përfitues u ndihmuan me para, para nisjes ose pas mbërritjes në vendet e tyre të origjinës.
Sipas të dhënave të tabelës së ofruar nga raporti i IOM, në vitin 2016, shumica e përfituesve të këtij programi (83%) u kthye nga shtetet europiane si Zvicra, Gjermania, Greqia, Austria, Holandë dhe Belgjikë. Këto kthime janë rritur nga 55,851 në vitin 2015 në 81.671 në vitin 2016.
Tendencat e fundit gjithashtu tregojnë se kthimet, duke përfshirë edhe nga vendet e tranzitit, janë në rritje. Në vitin 2016, kthimet nga Nigeria dhe Maroku në vende të tilla si Kameruni, Guinea, Guinea-Bissau dhe Senegali, për shembull, arritën në më shumë se 6 përqind të totalit global. Rajonet kryesore të origjinës së përfituesve të këtij programi në vitin 2016 ishin shtetet në Evropën Juglindore, ku kryeson Shqipëria, nga Evropa Lindore dhe Azia Qendrore (49% e totalit), Azia dhe Paqësori (16%), dhe Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut (16%).


T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
































