Lajme

Shqiptarët hanë ushqime të skaduara para dy vjete

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 24 May 2019

Autoriteti Kombetar i Ushqimit ka bllokuar 193 kg produkte te skaduara, te tregtuara ne nje market ne Kamze dhe e ka gjobitur me 800 mije leke subjektin.

“Gjatë kontrollit, operatori nuk paraqiti dokumentacionin shoqërues (faturat e blerjes së produkteve) dhe as planin e vetëkontrollit. Në përfundim të inspektimit rezultuan 193.2 kg produkte ushqimore që mbaheshin nga subjekti në vitrinë për shitje megjithëse u kishte kaluar afati i përdorimit, një pjesë e mire e tyre që në dhjetor 2017”- njofton AKU

NJOFTIMI i AKU

-Advertisement-

Në vijim të një komunikimi në faqen zyrtare Facebook të AKU-së nga një konsumator i përgjegjshëm që njoftonte tregtimin e produkteve me afat të kaluar përdorimi nga operatori “Market Geni” me adresë në Laknas, Kamëz, AKU kreu kontroll për zbatimin e legjislacionit në fuqi.

Gjatë kontrollit, operatori nuk paraqiti dokumentacionin shoqërues (faturat e blerjes së produkteve) dhe as planin e vetëkontrollit. Në përfundim të inspektimit rezultuan 193.2 kg produkte ushqimore që mbaheshin nga subjekti në vitrinë për shitje megjithëse u kishte kaluar afati i përdorimit, një pjesë e mire e tyre që në dhjetor 2017.

Per shkeljet e konstatuara dhe bazuar ne parashikimet e Ligjit për “Ushqimin” dhe ligjit per “Inspektimin ne Republiken e Shqiperise”, AKU vendosi masat administrative “Gjobë” me vlerë 800,000 lekë dhe sasia prej 193.2 kg produkte ushqimore u bllokua me destinacion asgjesimin.

AKU i shpreh mirënjohjen qytetarit që raportoi shqetësimin e tij dhe përgëzon për shpejtësinë dhe saktësinë e reagimit të stafit të AKU-së. Së shpejti, me ndryshimit e propozuara në Kodin Penal, tregtimi i produkteve ushqimore me afat të kaluar përdorimi do përbëjë vepër penale dhe do ndëshkohet si e tillë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera