Shqiptarët e vdekur ranë gabimisht në gurore: Vraponin në terr pasi tentuan të vidhnin një vilë
Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 26 May 2017
Dy shqiptarët e gjendur të vdekur në një gurore në La Spezia, Itali, ishin të veshur me rroba të errëta dhe me doreza. Përveç trupave të pajetë, në vendin e ngjarjes, policia gjeti edhe mjete pune: një duzinë kaçavida, një thikë, një çekiç.., elementë këto që i kanë çuar hetuesit italianë të supozojnë se ata ishin arratisur pas tentativës për të grabitur një shtëpi në atë zonë.
Një prej tyre ishte 19-vjeçari Fabiol Kyëyku, që ishte shpallur i zhdukur nga familja prej së dielës.
Më shumë akoma: Mbi guroren e vjetër në pronësi të një sipërmarrësi nga La Spezia, ka një shtëpi, që natën e së shtunës ishte synuar për t’u grabitur. Pronarja kishte dëgjuar zhurmën e çuditshme dhe kishte ndezur dritën jashtë. Pastaj kishte arritur të shihte siluetat që po iknin me nxitim. Menjëherë ka ngritur alarmin tek miku i tyre, që erdhi dhe pa se çfarë kërkonin ata që me siguri duhej të kishin synuar të vidhnin.
Dy shqiptarët që u gjetën të vdekur mbrëmjen e së martës ishin larguar me vrap në luginë pasi kishin provuar të vidhnin një prej shtëpive në rrugën bregdetare që të çon në Cinque Terre.
Sipas policisë, ata kanë kërcyer në errësirë për të kapërcyer një pengesë duke menduar se pas parmakut do të gjenin një rrugë për të ikur, por në vend të kësaj, në mënyrë fatale, kanë fluturuar në hapësirë dhe kanë rënë poshtë në një pjerrësi prej 40 metrash.
Kufomat e tyre u zbuluan mbrëmjen e së martës rreth orës 20:00 në zonën e pyllëzuar afër gurores së mbyllur në fshatin Acquasanta.
Hetuesit mendojnë se kjo është përgjgija e duhur, pasi rezulton se kufomat nuk kanë plagë armësh zjarri apo thike dhe se në gurore nuk kishte asgjë ëpr të vjedhur. Nesër pritet të kryhet autopsia e trupave./Syri/net
Të tjera
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...