Shqiptarët e Shqipërisë preferojnë pushimet në Greqi e Turqi, ata të Kosovës në Shqipëri
Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 01 July 2017
Sezoni turistik veror tashmë ka filluar, ndërkohë qytetarët kërkojnë aranzhmanet e përballueshme për pushime verore. Destinacionet më të preferuara dhe më të kërkuara në agjencitë turistike nga ana e qytetarëve të Ballkanit, ashtu si viteve të kaluara, edhe këtë vit mbeten plazhet e Turqisë, Greqisë dhe Shqipërisë.
Po ashtu edhe agjencitë turistike tashmë kanë filluar me promovimin e destinacioneve të ndryshme, nga ato luksoze deri në ato të thjeshtat. Përfaqësuesit e agjencive turistike nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova për Anadolu Agency (AA) shpjegojnë se shumica e qytetarëve kërkojnë aranzhmane All-Inclusive, ndërsa pjesa më e vogël kërkojnë të akomodohen në apartmente private.
Greqia dhe Turqia vazhdojnë të mbeten destinacione të preferuara të shqiptarëve
Shtetasit e Shqipërisë vazhdojnë te kenë si destinacione të preferuara turistike Turqinë, Greqinë, si dhe pikat e ndryshme turistike në rajon, në Maqedoni apo Malin e Zi.
“Greqia është shumë e kërkuar, për familjarët që shkojnë edhe me automjetet e tyre. Shumica shkojnë edhe në Turqi, ku çdo gjë është e organizuar që nga udhëtimi me avion, udhëtimet çarter dhe çmimet janë më të mira”, shprehet Neralda Spaho, nga agjencia turistike Amara Travel.
Nga ana tjetër ajo shton se destinaconi më i preferuar për shqiptarët brenda vendit është jugu i Shqipërisë, konkretisht Saranda. “Saranda është shumë e kërkuar, nga të gjithë. Preferohet edhe Shëngjini në Lezhë, por më shumë dominon jugu”, shprehet Spaho.
Turistët vendas në Shqipëri kanë filluar të organizojnë ture turistike, sidomos sa i përket turizmit malor në Valbonë, Theth, në veri të Shqipërisë.
Qytetarët e Maqedonisë më shumë preferojnë Greqinë, pastaj Shqipërinë dhe Turqinë
Kryetar i Odës Turistike-Hotilierike në suaza të Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, Arkan Kerim, për AA thekson se tradicionalisht, për vite me radhë, destinacioni më i preferuar për pushimet verore për qytetarët e Maqedonisë është Greqia, pastaj vijojnë Shqipëria dhe Turqia. “Këtë vit ka interes edhe për destinacionet e tjera të Adriatikut, të tilla si Mali i zi, Kroacia dhe Bullgaria”, shprehet Kerim.
Ai shpjegon se çmimet ndryshojnë sipas datave kur vendoset për të vizituar destinacionet turistike, në fillim, në mes apo në fund të sezonit veror. Në këtë kontekst, çmimet për vendosje në apartamente, thotë Kerim, lëvizin nga 50 deri në 250 euro në Greqi, ndërsa me fluturim çarter në Antalia çmimet lëvizin nga 250 euro dhe më lartë.
Kerim thekson se viteve të fundit qytetarët e Maqedonisë shprehin interes për të kaluar pushimet verore në plazhet e Shqipërisë. “Për Shqipërinë ekziston interes i madh, sepse është vend i bukur ende duke u hulumtuar dhe duke u promovuar. Çmimet janë të përballueshme dhe mysafirët rregullisht shkojnë”, shprehet Kerim.
Në lidhje me destinacionet turistike brenda shtetit të Maqedonisë, Kerim thotë se vendpushimet e liqeneve, të tilla si Ohri, Struga dhe Dojrani, qytetarët i preferojnë si një alternative për qëndrim më të shkurtër kohor apo për fundjavë.
Kreu i Odës Turistike-Hotilierike të Maqedonisë duke iu referuar turistëve të huaj në Maqedoni, thekson se interesi për të vizituar këtë vend është gjithmonë në rritje, për shkak të siç thotë ai, çmimeve të arsyeshme. Ai shpreh bindje se Maqedonia ka një gastronomi të mirë, natyrë të bukur dhe qytete interesante.
Destinaiconi i preferuar i turistëve kosovarë vazhdon të jetë bregdeti i Shqipërisë, pastaj ai i Malit të Zi dhe Turqisë
Destinaiconi i preferuar i turistëve kosovarë vazhdon të jetë bregdeti i Shqipërisë, sidomos pjesa jugore, ajo e Vlorës dhe e Sarandës. Ndërkaq edhe Mali i Zi, përkatësisht Ulqini si dhe bregdeti i Turqisë, përkatësisht Antalia e Bodrumi janë vendet tjera më të frekuentuara nga kosovarët.
Këtë e bëri të ditur kryetari i Shoqatës Alternative të Turizmit në Kosovë, Baki Hoti në një deklaratë për AA.
Hoti bëri të ditur se ka edhe një fluks të qytetarëve të cilët po e vizitojnë Maqedoninë, kryesisht Shkupin, Strugën e Gostivarin.
Sipas tij, gjendja ekonomike e kosovarëve nuk është aq e favorshme që ata të shkojnë tek paketat luksoze. Sa i përket çmimeve Hoti thotë se Shqipëria me zbritjen e tatimeve ka mundësuar edhe uljen e çmimeve të akomodimit, dhe se Maqedonia si rezultat i subvencioneve të shtetit po sjell oferta të favorshme për vizitorët kosovarë.
Ndërkaq, sipas tij edhe pjesa e Turqisë po sjell oferta të shumta për kosovarët, të cilat pastaj po zgjedhin sipas kërkesës dhe gjendjes së buxhetit. Hoti shtoi se Kosova gjatë sezonit veror po vizitohet nga një fluks i madh i diasporës të cilët vizitojnë qytetet e ndryshme dhe bukuritë natyrore e monumentet historike të këtij vendi.
Të tjera
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...