Opinione

Shqiptarët e Shqipërisë më lehtë e tradhtojnë gruan se partinë

Autori: Kreshnik SPAHIU 15:42 | 03 May 2021

Verën e kaluar, kam kontaktuar me gjashtë partitë e reja të krijuara në Shqipëri. Me të gjashta unë dhe njerëzit e mi u kërkuam të bashkoheshin dhe krijonin Polin e Tretë. Unë ju thashë: S’kam pretendime sepse nuk mund ta le profesionin tim të juristit, por dua të kontribuoj vullnetarisht në bashkimin tuaj kundër establishmentit PD-PS. Tentova disa herë t’i bindja që veç e veç do fundosen dhe do eliminohen gjatë fushatës elektorale. Sondazhet tregonin qartë fundin e tyre.

Nga eksperienca ime: Më 2013 zyrtarisht në çdo sondazh dilja me kuqezi 11 për qind, por ne fund na numëruan një për qind. Ndërkohë, gjashtë partitë e reja në çdo sondazh dilnin poshtë dy për qind dhe çdo javë vinin duke rënë.

Me kryetarin e Nismës Thurja vura edhe një bast: Që emrat e tyre s’do ta kalonin numrin 1000 vota në qark por u ndje shumë i habitur.

-Advertisement-

Si përfundim të gjithë refuzuan “Polin të Tretë” Të gjithë refuzuan, sepse kishin hallin kush do të ishte i pari në lista.

Shumicën e tyre i kam miq, por në negociatat e ngritjes Polit të Tretë ata ishin më të vështirë se Berisha dhe Rama. Gjashtë partitë e reja dështuan sepse refuzuan të bashkoheshin kundër establishmentit PD-PS.

Humbja gjashtë partive të reja: Vetëvendosjes, Thurrjes, Bindjes, LN, PDSH dhe FR, me një total të gjitha bashkë 20 mijë vota, nuk është dështimi i tyre, por tregues i një shoqërie e cila ende nuk shkëputet dot nga establishmenti i vjetër.

Pengesë për lëvizjet e reja është qeveria e cila nuk pranon koalicion me askënd, por është edhe opozita e cila ka bllokuar krahun politik me strategjinë ose në “listat e mia” ose ata “bëjnë lojën e Ramës”. Të dy palët kanë frikë nga një Pol i Tretë.

Shqiptarët nuk u dhanë besim lëvizjeve të reja dhe pavarësisht gabimit të tyre, mendoj që shqiptarët humbën më shumë se ato. Unë bojkotova, por nëse do votoja do e çoja votën për këto gjashtë parti.

Parlamenti shqiptar i duhet një mozaik pluralist dhe jo me tri xhaketa të vjetra. Shqiptarët ende shkojnë tek partia që ka votuar gjyshi. E kanë tmerr të ndryshojnë bindje politike. Janë tifozë të sëmurë dhe shumë të indoktrinuar. I duket tradhti të votojnë një parti të re. E kanë më të lehtë të tradhtojnë gruan që kanë 30 vjet të martuar sesa partinë që kanë 30 vjet duke e votuar.

Tradhtinë e partisë e pranojnë dhe thonë: “Gaboj Luli. Ishte natë dhe errësirë kur u puth me Ramën”.

Nuk bëj shaka aspak me ç’ka them. Ju ofroj statistika: Numri i divorceve të çifteve në Shqipëri është më i madh se numri i “ndryshimit” të votës ndaj PD-PS-së.

Këtyre para se ju vdes gjyshi në shtëpi nuk ju le testament pronat, sepse zakonisht i lënë nipërit me konflikt nëpër gjykata. Gjyshërit në Shqipëri shpesh ju lënë nipave “amanet votën dhe partinë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera