Lajme

Shqiptarët e Luginës sot protestojnë kundër diskriminimit nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus 06:41 | 12 August 2024

Sot në qytetin e Bujanocit si rrallë herë do të ketë një protestë të shqiptarëve, me moton “Për Identitet e Dinjitet”.

Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, ka njoftuar se ditën e hënën (12 gusht), ora 11:00, në qendër të Bujanocit do të mbahet protesta për Identitet dhe Dinjitet!

Organizatorët e kësaj proteste njoftojnë se protesta gjithëpopullorë do të mbahet për shkak të diskriminimit të shqiptarëve nga ana e shtetit të Serbisë.

-Advertisement-

Me moton, Ejani! Për vetën tuaj! Për ata që do vijnë pas nesh!, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, nëpërmjet një postimi në platformën sociale, Facebook, bënë thirrje për pjesëmarrje të gjerë në këtë tubim paqësor.

“Të protestojmë, për identitet e dinjitet!. Shqiptarët e Luginës së Preshevës po vazhdojnë të ballafaqohen me probleme të përditshme në realizimin e të drejtave të tyre elementare. Në pamundësi për të marr atë që na takon e duke u trajtuar si qytetarë të dorës së dytë, është koha të ngrisim zërin tonë”, tha ai.

Sipas tij, për marrëveshjet e mbetura në letër e obligimet që asnjëherë nuk i krytën.

“Për pasivizimin selektiv të adresave. Për mungesën e teksteve në gjuhën shqipe. Për dyert e mbyllura të institucioneve shtetërore. Për mundësitë e mohuara. Për shanset e humbura. Shqiptarët, si popull e si komb, meritojnë trajtim të barabart e mundësi reale. Heshtja nënkupton pajtim. Të dalim e të protestojmë. Të tregojmë se jemi të paknaqur. Të shpërfillur. Të diskriminuar e të shtypur. Të ngrisim zërin bashkë. Për dinjitet e për identitet. Këshilli organizativ i protestës “Për Identitet dhe Dinjitet”, shkroi ai në “Facebook”.

Edhe kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka bërë thirrje për protestën e sotme në Bujanoc. Kjo protestë është kundër shtypjes, diskriminimit që i bëhet shqiptarëve nga Beogradi zyrtar.

Ajo ka ftuar qytetarët e Komunës së Preshevës e të Luginës, të dalin në protestë për drejtësi e barazi, kundër shtypjes, diskriminimit e shkeljes që po u bëhet nga Beogradi.

“Të dalim bashkë, pa dallim. Të ngrisim zërin tonë. Për IDENTITET e DINJITET. Zërin e shqiptarëve të diskriminuar. Takohemi në ora 11:00 në Sheshin e Bujanocit”, ka shkruar ajo në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera