Shqiptarët e Luginës mobilizohen për regjistrim
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/10/l-7-600x360-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
15:04 | 24 October 2022
Pas dy dekadash, shqiptarët e Luginës së Preshevës po marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë.
Zyrtarët që po kryejnë procesin, flasin për interesim të madh për t’u regjistruar.
Sa më shumë që të dalin në numër, aq më të mëdha do të jenë gjasat për përmirësimin e jetesës së tyre, thonë përfaqësuesit politikë të Luginës, e cila gjendet në pjesën jugore të Serbisë.
Regjistrimi, i cili realizohet nga Enti i Statistikave Republikane i Serbisë, mbledh të dhëna për popullsinë, moshën, gjininë, strukturën arsimore dhe martesore, aktivitetin ekonomik, strukturën e amvisërive dhe familjeve, si dhe fondin e banimit.
Mbledhjen e të dhënave nga qytetarët e bëjnë drejtpërdrejt regjistruesit, të cilëve u kërkohet të mbajnë dokument identifikimi dhe ta tregojnë atë përpara se të hyjnë në një familje.
Rezultatet preliminare të regjistrimit do të publikohen brenda 30 ditëve pas përfundimit të regjistrimit, ndërsa rezultatet përfundimtare do të dalin pjesë-pjesë, duke filluar nga marsi ose prilli i vitit të ardhshëm.
Regjistrimi i popullsisë në Serbi ka qenë i paraparë të bëhet në vitin 2021, por është shtyrë për këtë vit, për shkak të pandemisë së koronavirusit. /Rel
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/06/Screenshot_2-12.png)
Të tjera
-
Kërkohet burgim për ministrin Hajrullah Çeku, i dha 257 mijë euro donacion OJQ-së ku është vetë drejtor ekzekutiv
Qytetari Blend Zymi, dikur përkrahës i partisë në pushtet Lëvizjes Vetëvendos...
-
Shtohen kufizimet për kalimin e kamionëve të mallrave në kufi me Kosovën dhe Shqipërinë
Mjetet e transportit të mallrave do të jenë më të kufizuara për të lëvizur gj...
-
Abbott emërohet ambasador i Britanisë së Madhe në Shqipëri, shërbeu edhe në Kosovë
Ambasada e Britanisë së Madhe në Shqipëri, ka njoftuar se Nicholas Abbott do ...
-
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e këtij personi
Policia e Kosovës, ka kërkuar ndihmë në gjetjen e një personi. Ai dysh...
-
Të dielën, ndeshje futbolli mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë
Në kuadër të aktiviteteve vijuese me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Koso...
-
Parimet e Bashkëekzistencës Paqësore, forcë nxitëse për përparim
Në një konferencë përkujtimore që shënon 70 vjetorin e paraqitjes së Pesë Par...
-
Maqedonci pret në takim lamtumirës këshilltarin bilateral, Mustafa Pamuk
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci priti në takim lamtumirës këshilltarin b...
-
Festimi i ‘Vidovdan’-it në Kosovë, Policia: Nuk ka pasur incidente, pjesëmarrësit janë shpërndarë të qetë
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë manifestimit të “vidovdan”-it nuk ...
-
Osmani iu uron suksese dhe shërbim të shquar kadetëve të rinj
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përgëzuar kadetët e rinj të gjeneratës...
-
Sot u mbajt pjesa e dytë e Testit të Arritshmërisë, MAShTI: Edhe këtë herë u larguan disa nxënës pasi përdoren telefona
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka thënë se sot ë...
-
Për herë të parë vendoset njëra nga tabelat identifikuese e KOSTT në Vallaç të Zveçanit
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Koso...
-
FSK-ja përfundon me sukses tri kurse specialistike
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) me një ceremoni të përbashkët ka...