Lajme

Shqiptarët e Kosovës shpejt mund të bëhen me pasaportat e Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 15 October 2019

Disa herë u premtua si nga të huajt ashtu edhe nga vendorët heqja e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Por, pavarësisht premtimeve e bile edhe festave të politikanëve një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.

Mirëpo, ani se jo nga BE, liberalizimi i vizave për kosovarët mund të vije në një formë tjetër shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Kjo, duke marrë pasaportat e shtetit të Shqipërisë, parlamenti i të cilit ka filluar diskutimet lidhur me një projektligj të paraqitur nga Qeveria e këtij vendi “Për shtetësinë”.

Ky projektligj, mes tjerash, heq kufizimet juridike për shqiptarët e Kosovës dhe pjesën tjetër që jeton jashtë kufijve të Shqipërisë për aplikimin për marrjen e shtetësisë shqiptare, shkruan sot Koha Ditore.

Komisioni për Sigurinë Kombëtare në Parlamentin e Shqipërisë diskutoi të hënën në parim projektligjin “Për shtetësinë”.

Të ftuar në mbledhjen e këtij komisioni ishin: znj.Rovena Voda, zëvendësministre e Brendshme e Republikës së Shqipërisë, z.Pablo Zapata, ambasador i UNHCR-së, znj.Alma Mehmeti, shefe Sektori, Drejtoria Juridike, z.Brian Ëilliams, koordinator rezident i UNHCR-së, Z.Artur Marku, përfaqësues i UNHCR-së dhe znj.Kristina Folkelius, përfaqësuese e UNHCR-së.Zëvendësministrja e Brendshme, znj. Rovena Voda tha: “ky projektligj ka një impakt shumë të madh për qytetarët që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë saj.

Është një projektligj i legjislacionit të brendshëm, i cili nuk kërkon të bëjë përafrim me ligjet e BE-së. Ky ligj do të zgjidhë shumë nga problematikat e lidhura me shtetësinë”.

Ndërsa relatorija e këtij projektligji, deputetja Elona Gjebrea u shpreh se “prezenca e përfaqësuesve të huaj në këtë takim të komisionit tregon përkushtimin dhe punën në grup.

Migrimi është një fenomen që ndodh në shumë vende e sigurisht edhe në Shqipëri.

Problemet e ndryshme që lidhen me këtë çështje kanë detyruar këto vende të bëjnë ndryshimet e nevojshme në ligj. Ky projektligj është ratifikuar me kuadrin ligjor dhe përafruar me legjislacionin e BE-së”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera