“Shqiptarët e Belgjikës kanë kultivuar ruajtjen e gjuhës shqipe” (Video)
Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 08 August 2017
Kudo në botë shqiptarët e suksesshëm nuk mungojnë. I tillë është edhe Ahmet Gjanaj, me origjinë nga Kukësi, por i lindur dhe i rritur në Bruksel. Ai është deputet në Parlamentin e Brukselit dhe njëherësh aktivist i madh i komunitetit shqiptar në Belgjikë.
Ai në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK 1, ka folur për aktivitetin e tij si deputet në parlamentin e Brukselit, por edhe për aktivitetet e shqiptarëve në Belgjikë.
Ndonëse i lindur e i rritur në Belgjikë, Gjanaj ka arritur të ruajë plotësisht gjuhën dhe kulturën shqipe. “Nëse flas shqip merita është pa dyshim e prindërve. Tash ngelet të shihet nëse edhe unë do të arrij t’ua transferojë fëmijëve të mi këtë. Në familje e kemi si përparësi që të flasim shqip, sepse është pjesë e identitetit tonë. Nuk e konceptoj të jetoj pa ua mësuar gjuhën shqipe dhe t’ua transmetoj kulturën shqipe fëmijëve të mi. Të gjithë shqiptarët në Belgjikë kemi arritur të kultivojmë ruajtjen e gjuhës dhe të kulturës shqipe. Ne si komunitet kemi arritur që në Bruksel të krijojmë shkollën shqipe dhe të hapim edhe një grup të valleve. Kurse së shpejti do të inaugurojmë edhe qendrën kulturore”, ka theksuar Gjanaj.
Ai ka thënë se tashmë është krijuar një model i besueshëm tek komuniteti, edhe pse edhe në të kaluarën nuk kanë munguar iniciativat.
“Tani kemi 13 vite që kemi hapur shkollën shqipe në njërën nga komunat e Brukselit dhe kemi krijuar një model suksesi. Tani janë 3-4 shkolla që janë funksionale të bazuara në modelin tonë. Po ashtu kemi edhe grupin e valleve dhe një qendër kulturore. Po ashtu së shpejti do të kemi edhe një lokal ku do të jetë për komunitetin shqiptar. Ka interesim për mësim plotësues në gjuhën shqipe nga komuniteti, por realisht nuk është në masën që ne do të dëshironim. Ne rregullisht çdo vit kemi nga 80 fëmijë në shkollë, por vështirësitë janë të shumta. Gjithçka funksionon me forcat në shkollën shqipe. Shteti belg ka interes që komunitetet të mësojnë gjuhët e vendit, nuk e mbështet drejtpërdrejt shkollën shqipe. Duhet kaluar përmes shumë mekanizmave për të arritur ta mbështesë sadopak shkollën shqipe. Por ne nuk kemi mbështetje sa duhet as nga shtetet tona të origjinës, Shqipëria e Kosova. Patriotët më të mëdhenj i kemi pikërisht në shkollën shqipe, sepse mësuesit bëjnë një punë të jashtëzakonshme në mënyrë vullnetare”, është shprehur Gjanaj.
Ai ka folur edhe për aktivitetin e tij në Parlamentin e Brukselit, si pjesë e Partisë Socialiste të Belgjikës. “Unë përfaqësoj 1,2 milionë banorët e Brukselit, që është një prej tri etniteteve që përbëjnë shtetin federal të Belgjikës. Shumica e votave që kam marrë kuptohet janë nga shqiptarët, sepse më kanë parë aktiv në aktivitete të ndryshme. Në Bruksel janë 20 mijë shqiptarë, kurse në tërë Belgjikën diku rreth 60 mijë”, ka shtuar Gjanaj.
Të tjera
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...