Shqiptarët dënden me ilaçe, vetëm në vitin 2017 kanë shpenzuar 230 mln euro
Autori: Gazeta inFokus
10:04 | 22 Janar 2018
Edhe pse popullsia e vendit po vjen ne trend rënës për shkak të tkurrjes së numrit të lindjeve dhe emigracionit të lartë, konsumi i ilaçeve po rritet me ritme dyshifrore vitet e fundit.
Sipas të dhënave të INSTAT, importi i produkteve farmaceutike shënoi rritje si në peshë dhe në vlerë në vitin 2017, teksa trendi rritës ka nisur qysh në 2013-n.
Të dhënat zyrtare tregojnë se më 2017 u importuan 5,492 ton barna, me një rritje vjetore prej 9.4%. Ky është niveli më i lartë rekord i arritur pas viteve ’90, si në sasi, ashtu dhe në vlerë.
Si pasojë e zgjerimit të volumeve të importit është rritur edhe vlera e blerjes së produkteve farmaceutikë me rreth 16 për qind në vitin 2017. Sipas INSTAT importet shënuan një vlerë 24.6 miliardë lekë ose 16 për qind më shumë se një vit më parë. Duke pasur parasysh një vlerë të shtuar prej 5% nga importi në depot e shumicës dhe më pas 24% tek farmacitë, rezulton se shqiptarët kanë shpenzuar për t’u kuruar me barna rreth 32 miliardë lekë në vitin 2017, apo mbi 230 milionë euro. Rreth 40% e kësaj shume rimbursohet nga Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, i cili e ka zgjeruar vazhdimisht listën e barnave të rimbursueshme.
Farmacistët dhe mjekët pohojnë se rritja e konsumit të ilaçeve po vjen për disa shkaqe që lidhen me ndryshimin e strukturës së popullsisë si, rritja e numrit të moshuarve përkundrejt popullsisë më të re në moshë, rezistenca e shtuar ndaj medikamenteve dhe zgjerimi i sëmundshmërive.
Plakja e popullsisë është faktori kryesor. Shtimi i numrit të te moshuarve, shpjegojnë farmacistët, rrit sasisë e konsumit të ilaçeve për tensionin, zemrën, parkinsonin, etj. Moshat e thyera vuajnë më shumë se nga një sëmundje kronike në shumë raste, ndaj dhe ata janë kontingjenti më i madh i blerjes të medikamenteve. Shqiptarët mbi 60 vjeç me 2017 ishin 93 mijë më shumë në numër se në vitin 2011 kur u bë censusi i fundit. Kjo grup moshë tani zë 18.8 për qind të krejt totalit të popullsisë nga 15.4 për qind që ishte në 2011.
Farmacistët pohojnë gjithashtu se, gjithashtu numri i personave që po bëhen rezistentë ndaj ilaçeve po rritet. Përdorimi i shpeshtë i ilaçeve rrit rezistencën ndaj tyre, për pasojë ky grup gjithnjë e në rritje konsumon me shumë medikamente. Edhe ushqimet e pakontrolluara, apo dhe jeta sedentare kanë ndikuar në uljen e reagimit të trupit ndaj virozave. Instituti i Shëndetit Publik ka gjetur nëpërmjet një anketimi se antibiotikët merren në 24 për qind të rasteve pa recete mjekësore. Marrja në këtë mënyrë e antibiotikëve nga përdoruesit i ka bërë shumë prej tyre rezistence ndaj veprimit të tyre. Në Shqipëri është i dukshëm dhe konsumi i barnave pa recetë, sidomos antibiotikëve.
Një faktor tjetër lidhet me rritjen e sëmundshmërisë për mijë banorë. Në vitet 1990, Shqipëria kishte numrin më të ulët të prevalencës së vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare se në të gjitha vendet e rajonit. Në fillim të tranzicionit, vdekjet nga kjo diagnozë ishin 125 persona për 100 mijë banorë, teksa në të gjitha vendet ballkanike, përveç Greqisë, ky numër ishte shumë i lartë.
Farmacistët pohojnë se ka një shtim të sëmundje të tilla si kanceri, personat që kryejnë dializë dhe të prekursit me diabet, barnat e të cilëve janë të kushtueshme. Edhe në ditët e para të janarit 2018 është konstatuar një fluks i lartë i pacientëve që blejnë ilaçe nëpër farmaci./ Monitor

T� tjera
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
































