Kulturë

Shqiptar, latin, grek e armenian festojnë bashkë Pavarësinë e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 23:17 | 12 February 2019

Komuniteti shqiptar në Amerikë do të festoj 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një koncert të titulluar “Vendi im”.

Në këtë koncert do të interpretojnë baritoni Ergin Oda, Faton Kaja në kitarë, çifteli dhe vokal Taulant Mehmeti, Jeta Monet vokaliste dhe kitarë.

Këtij grupi artistësh shqiptar do t;i bashkëngjiten edhe disa artistë të vendeve tjera, njëri ndër ta edhe fitues i çmimit Grammy, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Baden Goyo është pianisti nga Venezuela,i cili vitin e kaluar ka fituar tri çmime në eventin Grammy Latin, i cili do të jetë pjesë e këtij organizmi.

Gjithashtu në skenë do të performojnë edhe saksofonisti nga Armenia – Sergej Avanesov dhe Jasonas Ëastor nga Greqia në daulle.

Kjo pritet të jetë një mbrëmje me këngë shqipe, ku janë përfshirë të gjitha trevat shqiptare, nga këngët shkodrane e deri te ato të Shqipërisë së Mesme, e po ashtu duke përfshirë këtu opera e vepra të kompozitorëve të njohur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera