Lajme

Shqiprim Arifi: Albin Kurti është personi më i padëshiruar në Preshevë

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 02 February 2024

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi e ka kritikuar në mënyrë të vazhdueshme kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Sipas Arifit, Kurti në tri vitet e fundit ka bërë një dëm të madh në Luginën e Preshevës.

Ai gjithashtu thekson se kryeministri është personi ma i padëshiruar në Luginë.

-Advertisement-

“Ne jemi shumë të dëmtuar sepse Shaip Kamberi ka luftuar vetëm për karrikën e vet, ka luftuar për ca para nga Serbia dhe ka luftuar në mbështetje të Albin Kurtit, me qato 13 mijë vota prapë nuk kish arritë me qenë deputet, por Vuçiqi ja ka shtu edhe 30 përqind përmes një ligji, për neve është dëm i madh që na ka bo Albin Kurti tri vitet e fundit, dhe në Luginën e Preshevës Kurti është personi më i padëshiruar”, tha ai në një deklarim për Kanal 10.

Ai ka shtuar se kauza e tyre e vetme është për tu bashkuar me shqiptarët e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera