Lajme

Shqipja në gjyqësor, interpretime të mundshme ligjore (Video)

Autori: Gazeta inFokus 20:09 | 07 August 2017

Gjykatat dhe Prokuroritë Publike janë institucionet që duhet të punojnë më së shumti për t’u përshtatur me dispozitat e reja të propozim – ligjit për gjuhët. Për dallim nga e kaluara kur e dejtë e përdorimit të gjuhës tjetër përveç maqedonishtes ishte e rezervuar vetëm për të akuzuarit, paditësve privat dhe dëshmitarëve, tani ajo e drejtë parashihet edhe për gjykatësit edhe prokurorët, raporton Alsat M.

Por, nëse kjo zgjidhje do të funksionojë në praktikë duke pasur parasysh faktin se përdorimi i gjuhëve është rregulluar edhe me ligje tjera. Për shembull, në ligjin për procedurë penale i cili është në fuqi, shkruan se është e garantuar e drejta e përdorimit të gjuhës tjetër përveç maqedonishtes për palët në procedurë por jo edhe për gjykatësit dhe prokurorët.

Ndërsa ai ligj miratohet me 2/3 e votave, që do të thotë se pa mbështetjen e OBRM -së ligji nuk do të mund të ndryshohet në Kuvend. A është e mundur që kur të miratohet ligji për përdorimin e gjuhëve të kemi dy ligje me dispozita të ndryshme që rregullojnë një problematikë të njëjtë? Ministri Saliu thotë jo.

-Advertisement-

Përveç interpretimeve juridike, përdorimi i zgjeruar i gjuhës në gjyqësor do të sjellë edhe sfida praktike. Për shembull, është e pritshme që të nevojiten shumë përkthyes gjyqësor dhe pajisje teknike për të mos u shtyrë seanca gjyqësore dhe procedurat. Të gjitha këto shpenzime do të jenë në shpinë të buxhetit të gjykatave, por tani për tani nuk zbulohet se sa do të kushtojë kjo. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera