Lajme

Shqipëria shënon 6 viktima nga COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 18:02 | 11 January 2022

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 2177 qytetarë, nga 8136 testime.

Ndërkohë, janë regjistruar 6 viktima, ndërsa 639 persona janë shëruar nga virusi.

Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 116 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

-Advertisement-

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë- 965. Janë 15.318 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Durrësi 54-vjeç, një qytetare nga Elbasani 65-vjeçe, dy qytetarë nga Tirana të moshave 77-80 vjeç, një qytetare nga Vlora 80- vjeçe, një qytetare nga Kavaja, 80-vjeçe.

Shqipëria ka regjistruar gjithsej 222.664 raste me koronavirus, prej tyre 204.099 janë shëruar, 15.318 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 3.247 pacientë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera