Shqipëria sakrifikon për Kosovën, transmetimi i energjisë nis mëngjesin e së premtes
Autori: Gazeta inFokus 16:43 | 29 December 2021
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku, pas mbledhjes se Qeverisë deklaroi se Shqipëria është duke bërë një sakrificë pas vendimit për t’i dhënë Kosovës një sasi të energjisë për dy ditët e festave.
Sipas Ballukut, parashikohet që energjia që do t’i jepet Republikës së Kosovës të mundësohet nga depozitat, pasi sektori po favorizohet nga reshjet. Ajo theksoi se dakordi për dhënien energjisë Kosovës është vetëm për këto dy ditë festash.
Balluku tha se edhe Shqipëria si shumë vende të tjera të rajonit, por edhe më tej, ndodhet në një moment të vështirë sa i takon situata energjetike, prandaj ky veprim është një lloj sakrifice.
“Republika e Shqipërisë, si të gjitha vendet e tjera, jo vetëm të rajonit por kudo në botë përballet me një krizë shumë të thellë energjetike. Kështu që ne do të sakrifikojmë dhe do të heqim nga rezervat tona për t’ia dërguar Republikës së Kosovës. Kemi bërë një akordim me KEK-un dhe sasia e dërguar do të jetë 7680 megavat dhe do të fillojnë transmetimin në orën 7:00 të datës 31 dhjetor dhe do të transmetojmë deri në orën 24:00 të datës 1 janar”, deklaroi Balluku.
Në përgjigje të interesit të medias, Balluku ritheksoi se energjia që do t’i jepet Kosovës llogaritet 7680 megavat dhe se për këtë Kosova nuk do të paguajë para, por do ta kthejë sasinë e energjisë përgjatë periudhës së verës atëherë, kur Shqipëria përballet me mungesë të reshjeve
“Do të jetë një instrument që ne e quajmë depozitim, pra gjithçka që do të dërgojmë nuk do të ketë shkëmbim financiar, nuk presim nga Republika e Kosovës në këto kushte vështirësie që ata ndodhen edhe për shkak të masave dhe ndërprerjeve energjetike që kanë ndërmarrë që të paguajnë para Republikën e Shqipërisë, por kjo sasi që ne do të depozitojmë gjatë dy ditëshit të festave do të na kthehet në një moment kur ata të kenë komoditetin në periudhën e verës, pra nga qershori në shtator kur Shqipëria ndeshet me vështirësitë e rezervave hidrike”, vijoi ajo.
Balluku u shpreh se në bazë të parashikimeve të reshjeve dhe konsumit përgjatë festave që ndodh rëndom në Shqipëri, është planifikuar që t’ia dalin të furnizojnë me energji edhe qytetarët shqiptarë, ndryshe tha se do të duhet të importojnë.
Të tjera
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...