Shqipëria rrit prezencën e forcave ushtarake në Afganistan
Autori: Gazeta inFokus
11:23 | 22 November 2017
Vitin e ardhshëm Shqipëria, do të rrisë me 60% të trupave prezencën e saj në Afganistan.
Rritja e numrit të efektivëve, mes të cilëve edhe një kontingjent i Forcave Speciale, u konfirmua gjatë vizitës 24 orëshe të ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka në Kabul, Afganistan.
Ministrja është pritur në një takim të veçantë nga Komandanti i Misionit të NATO-s Resolute Support, gjenerali John Nicholson. Ky i fundit ka vlerësuar kontributin e trupave shqiptare që prej vitit 2002 në Afganistan.
“Përgëzime zonja Ministre për kontributin e vendit tuaj. Në stafin tim kam shumë oficerë e më vjen mirë ta pranoj që oficerët shqiptarë janë më cilësorët”, tha gjatë takimit gjenerali amerikan.
Ministrja Xhaçka tha gjatë takimit se angazhimet në operacione ndër vite kanë sjellë më shumë përgjegjësi dhe detyrime.
“Vendimi për zgjerimin e trupave në Kabul dhe Herat është përgjigjja jonë në emër të partneritetit strategjik me SHBA, ashtu sikundër kemi mbështetur strategjinë e qeverisë amerikane në Azinë Juglindore”, tha Ministrja Xhaçka.
Gjatë orëve të qëndrimit në Kabul, Ministrja e Mbrojtjes është takuar me efektivët shqiptarë në komandën qendrore të NATO-s dhe në Aeroportin ndërkombëtar “Hamid Karzai”, ku kryen misionin kontingjenti i 6-të.
“Ne të gjithë ju jemi mirënjohës për kontributin që jepni dhe përfaqësimin dinjitoz tuajin përkrah vendeve të tjera aleate të NATO-s. Në këtë prag festash të 105 – vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, është emocion i jashtëzakonshëm që jam këtu për t’ju përcjellë mbështetjen time dhe të qeverisë “Rama” për ju dhe familjet tuaja. Na keni zbardhur faqen dhe çdo ditë e më shumë ndjehemi krenarë për ju këtu në Afganistan sikundër për çdo efektiv të Forcave të Armatosura brenda dhe jashtë vendit”, u shpreh Ministrja gjatë ceremonisë festive me rastin e festave të nëntorit.
Në një komunikim të drejtpërdrejtë nga Tirana, Kryeministri Rama deklaroi se ndonëse nuk është bërë gjithçka që efektivët shqiptarë në misionet jashtë vendit meritojnë, vëmendja e Qeverisë për ta është maksimale.
Ministrja e Mbrojtjes u prit edhe nga përfaqësuesi më i lartë civil i NATO-s në Afganistan, ambasadori Cornelius Zimmermann dhe komandantët e HKIA (Hamid Karzai International Airport) dhe TAAC Capital (Train Advise Assist Command).
Aktualisht, FARSH janë angazhuar me një personel prej 83 trupash në Afganistan, e konkretisht në Kabul, Herat apo Mazar e-Sharif.

T� tjera
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...






























