Lajme

Shqipëria publikon bilancin e koronavirusit në 24 orët e fundit

Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 23 January 2021

Shqipëria ka publikuar bilancin e koronavirusit në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri bën të ditur se atje kanë ndërruar jetë shtatë persona si dhe janë shënuar 786 raste të reja me COVID-19.

Ndërsa janë shëruar edhe 489 persona, duke e çuar numrin total të të shëruarve në 43,384, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

Në Shqipëri, numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 71,441, kurse i të vdekurve në 1,310 dhe 26,747 raste janë aktive me COVID-19.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera