Lajme

Shqipëria planifikon blerjen e gjashtë dronëve luftarakë nga Turqia

Autori: Gazeta inFokus 22:39 | 22 September 2022

Shqipëria do të marrë gjashtë dronë bajraktarë luftarakë nga Turqia, ka bërë të ditur shefi i qeverisë shqiptare këtë të enjte.

Kryeministri Edi Rama, deklaroi ndër tjera se bisedimet janë bërë me presidentin turk Recep Tayip Erdogan, dhe dronët do të përdoren për kontrolle të territorit për qëllime të ndryshme, përcjell klankosova.tv.

-Advertisement-

Kur u pyet në emisionin Opinion, se: A do t’i paguajë Shqipëria dronët?, Rama u shpreh:

”Po patjetër, dhe do të blihen me çmim të arsyeshëm”.

”Janë me pako, do të marrim 6 dronë të armatosur dhe do të shërbejnë për qëllime civile, për kontrollet në territor, për ndërtime pa leje, për pyjet, për ndjekjen e personave në kërkim, kundër kultivimit të drogës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera