Shqipëria me pagën më të ulët mesatare në Europë
Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 29 November 2017
Shqipëria ka pagën më të ulët mesatare në Europë, pa përfshirë vendet e Ish Bashkimit Sovjetik.
Sipas të dhënave të përpunuara nga Wikipedia, bazuar në informacionet e marra nga FMN, Banka Botërore dhe institucionet përkatëse statistikore vendase, në Shqipëri, paga mesatare neto (pas taksave) është 347 euro në muaj, sipas të dhënave që janë përditësuar në tremujorin e parë 2017.
Në këtë nivel, paga mesatare është më e ulëta në Europë, me përjashtim të Bjellorusisë, Moldavisë dhe Ukrainës.
Wikipedia i referohet të dhënave të INSTAT për pagën mesatare në sektorin shtetëror, që ishte 56,500 lekë në fund të tremujorit të parë, ndërsa të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se paga reale në ekonomi, përfshirë edhe sektorin privat është akoma më e ulët.
Sipas INSTAT, Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë sipas group-profesioneve dhe gjinisë në fund të vitit 2016 ishte 45,845 lekë, pra rreth 334 euro bruto dhe 290 euro neto.
Këtu ka ndikim edhe fakti që informaliteti i pagës në sektorin privat është shumë i lartë dhe një numër i madh subjektesh nuk deklarojnë pagën reale për të punësuarit e tyre(shënim i Monitor). Në krahasim me një vit më parë, paga mesatare në ekonomi ra me 2.1% në vitin 2016.
Në Kosovë, paga mesatare neto është më e lartë se në Shqipëri, ajo luhatet në rreth 405 euro.
Në rajon, sipas Wikipedia, pagën mesatare më të lartë e ka Mali I Zi, me 509 euro në muaj, e ndjekur nga Bosnjë Hercegovina me 439 euro, Bullgaria me 423 euro, Serbia 407 euro, Kosova 405 euro dhe Maqedonia 372 euro.
Edhe e matur sipas metodës së fuqisë blerëse, ku të ardhurat përshtaten me shpenzimet e jetesës, paga në Shqipëri është sërish më e ulëta në Europë, me rreth 1000 dollarë. Madje në këtë renditje, Shqipërisë ia kalon edhe Bjellorusia, që ka pagë mesatare më të ulët sesa ne.
Më të lartë pagën sipas fuqisë blerëse e kanë Mali I Zi, që me 1422 dollarë ia kalon edhe Portugalisë, Bullgarisë dhe Rumanisë dhe Kosova (1251), që ia kalon dhe Serbisë e Bosnjës. Në të dy këto shtete, kosto reale e jetesës është më e lirë, rroga është më e mjaftueshme për të blerë produkte të ndryshme, në krahasim me Shqipërinë, apo shtete të tjera të rajonit.
Në Europë, vendi ku ke mundësi të marrësh më shumë të ardhura përmes pagës është Zvicra me 4,421 euro në muaj, të ndjekura nga Islanda me 3,430 euro, Norvegjia (3,405), Danimarka (3,270), Luksemburgu (3,159), Suedia (2,713).
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...