Lajme

Shqipëria “offline” pas sulmit nga hakerët

Autori: Gazeta inFokus 19:00 | 18 July 2022

Për të dytën ditë me radhë qytetarët shqiptarë dhe veçanërisht sipërmarrjet nuk po marrin më shumë se 1 mijë e 200 shërbime publike të cilat ofrohen vetëm nga portali qeveritar e-Albania, si pasojë e sulmit kibernetik.

Përfaqësues nga biznesi në vend pohojnë se në fakt problematikat në marrjen e shërbimeve nga e-Albania kanë qenë prezentë edhe para sulmit kibernetik, ndaj lipset nevoja e gjetjes së një zgjidhje më afatgjatë.

Ndërkohë për ekspertë të teknologjisë së informacionit, bllokimi i shërbimeve pritet të zgjasë. Referuar të dhënave nga Agjencia Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, rënia e e-Albania i kushton shqiptarëve 17 milion transaksione të munguara çdo ditë, kosto këto që shtohen nga mungesa e shërbimit. Ndërkohë deri ne rikthimin e sistemit, Ministria e Jashtme njoftoi ndërprerjen e shërbimeve konsullore.

-Advertisement-

Ministria e Arsimit shtyu pa afat regjistrimin e klasave te para dhe të dhjeta. Ndërsa Ministria e Brendshme theksoi se shërbimet esenciale të Policisë së Shtetit dhe Gjendjes Civile do të ofrohen fizikisht pranë sporteleve përkatëse deri në përfundim të kundërsulmit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera