Lajme

Shqipëria nxjerr në treg një monedhë të re

Autori: Gazeta inFokus 21:06 | 16 March 2018

Duke filluar nga data 30 Mars, në qarkullim do të dalë monedha e re metalike 20 Lekë.Vendimi është marrë nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. Në një njoftim të postuar në faqen zytare të Bankës sqarohet se monedha e re do të vijë me emetim të vitit 2016-të dhe me ndryshime drejtëshkrimore.“Ndryshimi nga emetimi i fundit qëndron tek viti i emetimit i shtypur në trupin e monedhës metalike, i cili në monedhën e re do të jetë “2016”, si dhe drejtshkrimi i fjalëve “LEKË”, dhe “SHQIPËRISË”.”

“Monedha e re metalike, me vlerë nominale 20 Lekë, emetim i vitit 2016, ka të njëjtën përbërje, pamje, përmasa dhe peshë me monedhën metalike me vlerë nominale 20 Lekë, emetim i vitit 2012. Duke filluar nga data 30 mars 2018, monedha metalike me vlerë nominale 20 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2016, do të përdoret si mjet pagese paralelisht me të gjitha monedhat metalike ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, emetime të viteve të mëparshme”, sqarohet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë.

20 lekëshi aktual përveç emetimit të vitit 2012, fjalët “LEKE” dhe “SHQIPERISE” i ka me shkronja kapitale “E” dhe jo “Ë” siç do të jetë tashmë në 20 lekëshin e ri./tvklan

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera