Lajme

Shqipëria nuk e donë nderin e Blerim Devollit, pritet shkarkimi

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 16 April 2019

Kryediplomati shqiptar Gent Cakaj, pritet shumë shpejtë ta shkarkoi nga pozita e konsullit të nderit, biznesmenin e fuqishëm pejan Blerim Devolli.

Sipas informatave të gazetës inFokus, përveç biznesmenit Rrahim Pacolli, Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë do t’ia tërheqë titullin edhe Devollit, i cili është pronarë i një perandorie biznesore.

Gazeta in Fokus ka raportuar gjatë ditës se derisa për Pacollin kryediplomati Gent Cakaj ka vlerësuar se nuk i bënë nder Shqipërisë dhe e ka shkarkuar nga pozita, Devolli vazhdon të nderohet dhe të gëzoj privilegjet diplomatike që i ofron posti i konsullit të nderit, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Ati me këtë post i takojnë targa diplomatike të Shqipërisë dhe ka mundësinë që të kalojë kufirin, pa u kontrolluar nga autoritetet shtetërore të Kosovës dhe Shqipërisë.

Në bazë të të dhënave që ka gjetur gazeta inFokus, në faqen zyrtare ku janë listuar të gjithë konsujt e nderi të Shqipërisë nëpër botë, Devolli  figuron si konsull nderi në Komunën e Pejës  me zyrën e konsullatës së nderit në Pejë. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera