Lajme

Shqipëria nis kërkimin e dy radikalëve katolik që ofendonin myslimanët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Autori: Gazeta inFokus 18:39 | 13 August 2019

Disa video të publikuara me datë 12 gusht nga portali Insajder në Kosovë, ka bërë që policia shqiptare të nisë hetimet për dy persona.

Luigi Marku dhe Anton Zefi, të dy nga Shqipëria, dëgjohen në video teksa ofendojnë besimtarët myslimanët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut të cilët pushimet kanë vendosur t’i kalojnë në bregdetin shqiptar, raporton Top Channel.

Në video, Marku dhe Zefi u drejtohen myslimanëve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, dukë u thënë se për ta nuk ka vend në Shqipëri.

-Advertisement-

Përmbajtjen e këtyre videove, drejtoria e antiterrotit shqiptar e ka cilësuar vepër penale për “Nxitje të urrejtjes ose grindjeve”, dhe për këtë arsye të dy personat në video janë shpallur në kërkim.

Sipas hetimeve dhe këqyrjes së sistemit TIMS, personazhet e këtyre videove rezultojnë të jenë jashtë territorit të Shqipërisë.

Anton Zefi nga Malësia e Madhe dhe Luigi Marku nga Kallmeti i Lezhës, do të përballen me drejtësinë e Shqipërisë, ndërkaq hetimet e mëtejshme po kryhen nga prokuroria e Shkodrës dhe e Lezhës, për të gjetur të tjerë persona të përfshirë në këto aktivitete.

“Do ju q*** nanën tanë myslimanëve të Maqedonisë, tanë myslimanëve të Kosovës, me bo me i pa atje në plazh në Velipojë e në zonat e Shqipërisë, bash si cjapi që ju ka rrjep serbi, e kush ju ka rrjep te tanë, turku, e ju ka q*** turku, ju q*** familjen, do t’ju rrjep për së gjalli”, pati thënë njëri prej radikalistëve katolik i quajtur Luig Marku.

“Jeni racë e flliqt, jeni kancer i globit”, ka vazhduar ofendimet Marku.

“Mysliman të Maqedonisë dhe Kosovës do t’ju rrjepim, s’keni vend në trojet tona, po ju zum në plazh do t’ju q*** motrën, do t’ju mysim”, ka thënë, Anton Zefi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera