Shqipëria në Olimpiadën Dimërore Pekin 2022

Autori: Gazeta inFokus
16:27 | 25 January 2022
Sipas traditës olimpike edhe Tirana zhvilloi ceremoninë e dorëzimit të flamurit delegacionit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore, në Pekin.
Deni Xhepa do të jetë flamurmbajtësi i delegacionit olimpik kuqezi në ceremoninë e hapjes. Në një ceremoni në Tiranë Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dorëzoi flamurin olimpik për delegacionin shqiptar, pjesëmarrës në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit. Ajo premtoi mbështetje për sportin.
“Sporti i bën njerëzit bashkë me paqe, harmoni, si një familje e madhe. Sportistët e rinj medalistë për ne kanë një vlerë të veçantë. Sot shpreh mbështetjen personale dhe institucionale për sportin dhe sportistët e rinj. Ka nevojë emergjente për më shumë investime, sidomos në infrastrukturën sportive. Veçanërisht në sportin e skive investimet në pista skish, jo vetëm ndihmojnë zhvillimin e këtij sporti, por dhe të turizmit”, u shpreh ministrja Kushi.
Ndër të tjera ajo shtoi se edhe pse e ka të pamundur të jetë pjesëmarrëse në Kinë e këtyre Lojërave, ndjehet krenare dhe ka besim se sportistët atje do të ngrenë flamurin shqiptar, duke na bërë krenarë.
Ambasadori i Kinës në Tiranë, Zhou Ding duke vlerësuar përfaqësimin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike në Pekin, theksoi se kjo Olimpiadë përkon me Vitin e ri kinez, që sivjet është viti i Tigrit.
“Shqipëria gjithmonë ka qenë një pjesëmarrëse aktive në Lojërat Olimpike dhe promovuese e shpirtit olimpik. Pres me padurim që delegacioni të arrijë rezultate të mira , duke u bërë ambasador i miqësisë. Mbajtja e Lojërave olimpike dimërore është manifestim i Kinës i përmbushjes së detyrimeve ndërkombëtare. Në 6 vitet e fundit Kina ka ndjekur konceptin “të gjelbra, gjithëpërfshirëse, të hapura dhe të pastra “për të përgatitur Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit. Kemi besim të plotë t’i ofrojmë botës një olimpiadë të efektshme, të sigurtë dhe të shkëlqyer. Viti i ri kinez po vjen. Në kulturën tonë tigri simbolizon guxim dhe forcë. Le të frymëzohemi nga shpirti “më shpejt, më lart, më fort së bashku” për të mposhtur të gjitha vështirësitë që kemi përpara. Së bashku për një të ardhme të përbashkët”, tha kryediplomati kinez në Tiranë.
Ndërsa për kryetarin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, është shumë e rëndësishme pjesëmarrja në të gjitha edicionet e Lojërave Olimpike.
“Ndodhemi në prag të festimit të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, ndonëse në mes kufizimesh të shumta. Pavarësisht kufizimeve, KOKSH është gati të përfaqësohet me vlerat më të mira në këto Lojëra me sportistin e ri Denni Xhepa, të disiplinës ski alpine. Ndonëse mund të konsiderohemi një ekip i vogël, ai është vlerë, me anë të të cilit Shqipëria dhe KOKSH do të përfaqësojnë më të mirën”, tha kreu i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli.
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, ka bërë të qartë prioritetin për sportin dhe për aktivitetet sportive, duke theksuar se këtë vit Tirana do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë.
“ I dashur Denni, ti do të jesh ambasador i Shqipërisë në Kinë në këto Lojëra. Do të jesh personifikim i asaj që ky vend investon në sport”, tha Seferi.
Presidenti i Federatës së Skive Elvis Toçi në këtë ceremoni vlerësoi pjesëmarrjen e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit.
“Është një moment që skija shqiptare po i sjell fame Shqipërisë sonë të vogël. Ky lloj sporti mund të bëhet sporti i së ardhmes së shqiptarëve, sepse është turizëm, industri dhe do të sjellë në Shqipëri mjaft të ardhura”, tha Toçi.
Përgatitjet e Kinës për Lojërat Olimpike Dimërore janë vlerësuar nga kryetari i Komitetit Olimpik Shqiptar Fidel Ylli në një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës .
“Jam i bindur te serioziteti i qeverisë kineze, që do të jenë Lojërat më të mira në botë për sa i përket mënyrës së organizimit”, theksoi kryetari i KOKSH-it
Vetë skiatori Denni Xhepa, i lindur dhe rritur në Itali po pret me shumë emocion garimin në Olimpiadën e Pekinit.
“Është një ngjarje e jashtëzakonshme. Jam vetëm 18 vjeç dhe po shkoj në Olimpiadë, ky është eventi më i madh për një sportist, për një skiator, dhe mezi po pres që të shkoj në Kinë”, u shpreh ai.
Sipas raportit botëror për turizmin dimëror dhe malor, Shqipëria, edhe pse ka 70% të territorit malor, nuk është e njohur si destinacion skish dhe i vetmi teleferik është instaluar vetëm në vitin 2012. Edhe numri i personave që bëjnë ski për sport apo për pasion është i vogël. Shqiptarët e apasionuar pas skive e ushtrojnë këtë sport në resortet në vendet fqinjë.
Ndryshe nga fqinjët, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi në Shqipëri mungojnë restortet e dedikuara për turizëm malor dhe pistat moderne të skive. E vetmja pistë modeste skish funksionale 700 metra e gjatë ndodhet në Bigëll të Boboshticës, në Korçë, e krijuar me nismë private. Dëshira dhe përkushtim, i ndërthurur me punën me siguri do të masivizojnë sportet dimërore në Shqipëri, për të shënuar një faqe të re dhe në përfaqësimin rajonal e ndërkombëtar në këto sporte. Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit janë një hap i rëndësishëm në ngritjen e sporteve dimërore shqiptare në piedestalin e merituar.
Të tjera
-
“Mariupoli është i yni” – Rusia shpall fitoren
“Mariupoli është tashmë i yni”. Këto janë fjalët e sotme me të cilat gjeneral...
-
Kryediplomati austriak thotë se e mirëpresin kërkesën e Kosovës për anëtarësim në KE
Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, ka deklaruar se Austri...
-
Duda Balje s’ka të ndalur, për herë të parë jep detaje të tjera për komunitetin LGBTI
Deputetja boshnjake, Duda Balje, po vazhdon fuqishëm t’i qëndrojë kundër Kodi...
-
Ky është momenti që la gjurmë të pashlyeshme në jetën e Duda Baljes
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka rrëfyer një moment mjaftë int...
-
Nuk do ta besoni pse Duda Balje është kthyer nga Serbia në Kosovë
Deputetja, Duda Balje, ka treguar se arsyeja pse ajo me familjen e saj janë k...
-
Mullisët kërkojnë heqjen e ndalesës së eksportit të miellit
Miell ka me bollëk, prandaj s’është e nevojshme të mbyllen kufijtë për të. ...
-
Poliklinika më e madhe në Kosovë, ‘Olive Medical’ hap qendrën e re në Mitrovicë
Sot në qytetin e Mitrovicës është organizuar ceremonia e hapjes së poliklinik...
-
Pse Japonia nuk heq dënimin me vdekje?
Dënimi me vdekje po “del nga moda”. Më shumë se 70% e vendeve e kanë hequr dë...
-
Hoxhaj: Serbia bastion i Rusisë në Ballkan për ta luftuar perëndimin
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Serbia ka qenë dh...
-
Paralajmërohen reduktimet e rrymës, nervozohen qytetarët
Pak muaj më parë, gjeneratori ishte një nga produktet më të kërkuara në treg....
-
Përparim Rama ka dy lajme të mira për Prishtinën
Përparim Rama ka dy lajme të mira për komunën e Prishtinës. I pari i kryeq...
-
Raketa ruse godet një objekt në Kharkiv, plagosen shtatë persona – publikohen pamjet e tmerrshme të sulmit
Shtatë persona janë plagosur, pasi një raketë ruse goditi një objekt në qytet...