Lajme

Shqipëria në OKB – Kosova ta shfrytëzojë për njohje e anëtarësim në organizatat ndërkombëtare

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 04 January 2022

Shqipëria edhe zyrtarisht është bërë anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), me mandat dyvjeçar.

Ky momnetum duhet që të shfrytëzohet nga Kosova i tha Ekonomia Online, profesori i Shkencave Politike si dhe njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi.

Madje ai konsideron se anëtarësimi i Shqipërisë në OKB do të ketë ndikim edhe në Ballkan në përgjithësi.

-Advertisement-

“Është një nivel ku diskutohet për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në glob në tërësi dhe Shqipëria tash është një nga dhjetë anëtaret jo të përhershme të Këshillit të Sigurisë. Pesë janë permanente ndërsa këto dhjetë sivjet janë Shqipëria, Brazili, Gana, Kenia, Meksiko, Norvegjia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe që është një hap shumë pozitiv jo vetëm pozitiv jo vetëm për Shqipërinë dhe Kosovën, por edhe për Ballkanin”.

Sipas Arifit, Shqipëria mund të ndihmojë edhe në procesin e njohjes për Kosovën si dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtar.

Ai thotë se është i nevojshëm një koordinim i ministrive përkatëse të të dyja shteteve në mënyrë që të avancohet agjenda shtetërore e Kosovës.

“Ministria e Jashtme e Shqipërisë i ka potencuar dy pika që do t’i sforcoj jashtëzakonisht shumë në debatet që do të bëhen në Këshillin e Sigurimit dhe ato janë paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor sepse e kemi pa që është jashtëzakonisht një situatë shumë fragjile. Nën dy është shumë specifike është procesi i njohjeve për Kosovën që është një pikë shumë pozitive për ne”.

“Por në këtë mes besoj se prapë ekziston një handikap po themi njo jo kohezion i çështjes sepse Republika e Kosovës tash ish dashur që ta ketë një koordinim së bashku me Ministrinë e Jashtme apo respektivisht me misionin e OKB-së në Këshillim e Sigurimit të Shqipërisë që të koordinohen dhe Kosova t’i jep të gjitha asetet e veta që i ka në dispozicion të këtij misioni atje që ta forcojmë edhe më shumë lobimin dhe fuqizimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit”.

“Shqipëria nuk do të loboj vetëm për Kosovën e Ballkanin Perëndimor por edhe për aleatët tonë siç janë ShBA-ja, Britania dhe Franca. Andaj e shoh shumë pozitive dhe mirëpres që në këto dy vitet e ardhshme që Shqipëria të jetë shumë më proaktive në politikën e jashtme, por edhe në avancimin e agjendës shtetërore të Kosovës, anëtarësimin në organizata të ndryshme ndërkombëtare rajonale”.

Arifi tha se deri sa të jetë në fuqi Rezoluta 1244, Kosova nuk mund të përfaqësohet pa UNMIK-un në OKB, duke e konsideruar si proces afatgjatë që kërkon angazhim, raporton EO.

“Hapi i dytë është procedura e pranimit të pranimit të Kosovës në OKB. Momentin që ne bëhemi anëtarë atëherë vetvetiu Kosova mund të përfaqësohet në OKB, por unë këtë e shoh si një hap shumë të largët, por duhet të jetë synimi jonë afatgjatë. Por si të arrihet atje është një mal me procedura, probleme dhe me çështje që ne duhet t’i zgjidhim brenda dhe jashtë mandej”.

Si pjesë e OKB-së, Shqipërisë do t’i takojë presidenca e këshillit dy herë gjatë mandatit. Delegacioni shqiptar do të drejtojë mbledhje me rëndësi dhe do të marrë pjesë në to me të drejtë të plotë vote, por jo vetoje.

Në këto mbledhje, mund të influencohet mbi çështje specifike, të cilat janë me rëndësi për rajonin të cilin vendet përfaqësojnë.

Po ashtu, rol do të ketë edhe në krijimin e organeve paqeruajtëse apo të tryezave ndërmjetësuese.

Në rastet e tryezave vendimmarrëse, delegacioni shqiptar do të shprehë vullnetin nëpërmjet votës. Këtu përfshihen edhe misione për ndërhyrje ushtarake, misione humanitare apo më gjerë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera