Shqipëria në krizë për mjekë, Shoqata e Infermierëve: Po telefonohen ata që kanë dalë në pension

Autori: Gazeta inFokus
14:15 | 01 July 2022
Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ngre shqetësimin se sistemi shëndetësor në vendin tonë është në krizë për personel.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, shoqata thotë se shumë spitale, përfshirë edhe ato private kanë mungesa të specialistëve dhe infermierëve.
Sipas shoqatës, Ministria e Shëndetësisë po telefonon mjekë të dalë në pension që të bëhen pjesë e shërbimeve.
Nisur nga kjo situatë, Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë bën thirrje për rregullimin e politikave të vlerësimit të sfateve mjekësore.
“Shqipëria ne krize për personel shëndetësore me mungesa te mëdha te mjekeve dhe infermiereve.
Ashtu siç kishte parashikuar Shoqata e Infermiereve te Shqipërie qe Shqipëria do jete ne kolaps për personel Shëndetësore ashtu po ndodh. Shume spitale si shteterore ashtu dhe private jane me mungesa te medha te mjekeve specialist dhe infermiereve.
Sikur te mos mjaftonte kjo ditet e fundit Ministria e Shendetesise per te plotësuar nevojat per staf ne Qendrat Shendetesore Verore po telefonon dhe po u kerkon mjekeve te dale ne pension te behen pjese e ketyre sherbimeve.
Pse valle kur ne ngremë shqetësime reale ato nxjerrin lloj lloj justifikimesh apo shpesh dhe duke pergenjeshtruar shifrat e deklaruara nga ne te largimeve masive nga Shqiperia te mjekeve dhe infermiereve dhe sot del zbuluar ky realitet ku Ministria per te mos dale zbuluar qe nuk ka mjek e infermier ju lutet stafit te dale ne pension per tju bashkuar per te sherbyer.
Kur do ndërgjegjësohen per te rregulluar politikat e duhura te punësimit dhe vleresimit te stafit mjekesore para se Shqiperia te behet monopol i nje grupi mjekesh e infermieresh te politizuar qe kane kthyer si prone te tyre vendin e punes apo cdo post tjeter duke bere qe infermieret dhe mjeket e afte te largohen nga Shqipëria. Mos valle duhet ti kthej syte Ministria nga vendet e tjera per te plotësuar nevojat per staf mjekesore ne vend??? Nuk keni pare gje akoma…pasi tani eshte vone per te ndaluar kete hemoragji ne Shendetesi”, thuhet në reagim.

Të tjera
-
Ish-avokati i Hashim Thaçit emërohet Prokuror i Përkohshëm në ShBA
Gregory W. Kehoe, që ishte avokat i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi,...
-
OVL takim me Abdixhikun: Shprehu përkrahjen e LDK-së për kërkesat e drejta të veteranëve
Sot, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ...
-
Haradinaj për takimin e krerëve të partive me Osmanin: Nëse ka vullnet, zgjidhja do të dalë prej aty
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj sonte ka folur në lidhje me takimin e krerë...
-
Bajrami për Kurtin: S’ka lënë asnjë hapësirë për bashkëpunim
Kryetarja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar Qeverin...
-
Gucati dhe Abdixhiku flasin për gjendjen e kategorive të dala nga lufta
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, së ba...
-
A do t’i bindën partitë presidentes Osmani për dalje nga ngërçi?
Ngërçi politik në të cilin është futur vendi pas dështimeve të një pas njëshm...
-
Ky është Liridon Masurica që u ekstradua në SHBA si administrator kryesor i tregut kriminal online
Liridon Masurica nga Gjilani, administratori kryesor i “BlackDB.CC”, që është...
-
Zgjedhjet në Shqipëri: Ja kandidatët që siguruan mandatin nga listat e mbyllura në qarqet ku ka përfunduar numërimi
Me përfundimin e numërimit të votave në disa qarqe të Shqipërisë, janë bërë p...
-
Kurti njofton se ka udhëtuar në Poloni për të marrë pjesë në konferencën IMPACT 2025
Kryeministri në largim, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Poznan të Polonisë ku...
-
“Pastrimi” ndërprenë grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë, shkak borxhi 2.7 milionësh nga komuna
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi SH.A.” ka njoftuar se është e detyr...
-
Miftaraj kritikon deputetët e VV: Kuvendi po duket si sfilatë mode – kur jeton i pasur nga buxheti i popullit, nuk kupton hallet e popullit
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reagua...
-
Ekstradohet nga Kosova në SHBA administratori kryesor i tregut kriminal online, ngarkohet për mashtrim dhe vjedhje të identitetit
Liridon Masurica (33-vjeçar) nga Gjilani i njohur si “@blackdb” është ekstrad...