Sport

Shqipëria mposhtë Bjellorusinë dhe inkuadrohet në Ligën B të Kombeve

Autori: Gazeta inFokus 17:49 | 18 November 2020

Kombëtarja e Shqipërisë e ka mposhtur Bjellorusinë me rezultat 3-2, në duelin e fundit të grupit të katërt të Ligës C të Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në ‘Air Albania Stadium’ në Tiranë, golat për ‘kuqezinjtë’ i realizuan Sokol Cikalleshi (20’ dhe 27’) dhe Rey Manaj (44’), kurse për mysafirët shënuan Maksim Skavysh (35’) dhe Max Ebong (80’).

Pas kësaj fitoreje Shqipëria e ka mbyllur këtë kampanjë në pozitën e parë me 11-të pikë, një me shumë se Bjellorusia që ka përfunduar e dyta.

-Advertisement-

Shqipëria pasi e ka fituar grupin e katërt të Ligës C, në edicionin e tretë të Ligës së Kombeve do të luaj në Ligën B./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera