Shqipëria me mishin më të lirë në Evropë
Autori: Gazeta inFokus 08:24 | 18 August 2018
Mishi është një prej produkteve të shportës bazë të ushqimeve. Niveli i çmimit për këtë produkt dhe konsumi e rendisin Shqipërinë në vendin më të lirë dhe ndër vendet me konsumin më të ulët të tij.
Eurostat ka publikuar statistikat mbi indeksin e çmimit të mishit në 2017-n për të gjithë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, vendeve kandidate dhe kandidatëve potencialë.Shqipëria renditet e fundit për sa i përket nivelit të çmimeve, ku mishi kushton rreth 45% se mesatarja e vendeve evropiane (EU=100).Krahasuar edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor, niveli i çmimeve të mishit është më i lirë.
Pas Shqipërisë, për çmime të lira renditet Maqedonia, ku mishi kushton rreth 42% më lirë se në vendet e Bashkimit Evropian.Ndërsa më shtrenjtë mishi kushton në Kosovë, ku çmimi është rreth 13% më shtrenjtë se në Shqipëri. Në vend të dytë për nivel të shtrenjtë çmimesh në Ballkanin Perëndimor është Mali i Zi dhe Bosnja, ku çmimi i mishit është rreth 12% më shtrenjtë se në Shqipëri.Më pas renditet Serbia, ku mishi është rreth 9% më shtrenjtë se në Shqipëri.Zvicra më e shtrenjtaMishi kushton më shtrenjtë në Zvicër, ku niveli i çmimeve është 2.4 herë më i shtrenjtë se në pjesën tjetër të Evropës.
Sipas të dhënave të Eurostat, niveli i çmimeve është kryesisht më i shtrenjtë në vendet e Evropës Veriore si Islanda, Norvegjia dhe Luksemburgu.Në 2017-n. Luksemburgu kishin çmimet më të larta të mishin në Evropë ndër vendet anëtare të BE-së, apo rreth 41% më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Evropian. Në vend të dytë për nivelin më të shtrenjtë të çmimeve është Austria, ku çmimet janë 39% më të larta se mesatarja evropiane.Më lirë në Evropën Qendrore dhe në BallkanPolonia ishte vendi me çmimet më të lira të mishit, rreth 43% më të lira se mesatarja e Bashkimit Evropian, pasuar nga Bulgaria me rreth 42% më lirë.
Të tjera
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...
-
Vdes një person në QKUK
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur në Qendrën Klinike...
-
Për nëntë muaj, Qeveria “Kurti” mbi 12 milionë euro shpenzime të udhëtimit dhe telekomunikimit
Mbi 12 milionë euro kanë arritur shpenzimet e udhëtimit dhe telekomunikimit t...
-
Rashiq: Lista Serbe po i kërcënon dhe largon nga puna serbët që na përkrahin
Me përjashtime nga puna, dëmtime të automjeteve e madje edhe me letra kërcënu...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...