Lajme

Shqipëria merr vendim, ky do te jetë çmimi i naftës

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 12 March 2022

Bordi i Menaxhimit ka vendosur sot që çmimi i naftës dhe benzinës të jetë 217 lekë/ litri gjatë këtyre 24 orëve, ndërsa gazi 93 lekë/ litri.

Ky është një çmim relativisht më i ulët krahasuar me atë të disa ditëve më parë, megjithatë duket të jetë larg atij nën 200 lekë që ishte para rritjes së madhe që pësoi para një jave.

Shpjegimi i importuesve ka qenë se çmimi u rit për shkak të shtrenjtimit në bursë duke bërë që edhe në Shqipëri një litër naftë të kërcente në pak ditë nga 195 lekë/ litri në 265 lekë/ litri.

-Advertisement-

Aktualisht, çmimi i karburanteve në bursë është mesatarisht 110 dollar një barrelë, ngjashëm me çmimin kur karburantet këtu ishin 190-195 lekë/ litri. Prandaj, nevojitet që çmimi të ulet edhe më tej, të paktën për të kapur të njëjtat nivele me një javë më parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera